Si funksionon prodhimi i qumeshtit te gjirit? 

0 0

Mekanizmat e prodhimit të qumështit janë të pёrshtatura aq mirё pёr tё prodhuar qumёsht sa nëna është normalisht e plotësisht në gjëndje të ushqejë foshnjёn me gjirin e saj menjёherё pas lindjes. Pas rreth 2-3 ditësh nga lindja qumështi trashet, prodhohet me shumicë dhe në mënyrë graduale zëvëndëson qumështin e çmueshëm te ditëve të para, kulloshtrën. Në ditët e para tё jetёs, sa më shpesh e gjatë fёmija do tё thithё gjirin e nënës, aq më i madh do të jetë stimulimi hormonal për të prodhuar qumështin dhe pёr tё lehtёsuar daljen e tij nga gjoksi.

Është e rëndësishme të dihet që, të gjitha gratë mund të japin qumësht, (me pёrjashtim tё rasteve kur mund tё jenё të sëmura rëndë), megjithёse kushte tё tilla si stresi, apo dhimbje lidhur me dyshimin mbi aftёsinë për t’i dhenё gji tё porsalindurit, mund të influencojnë negativisht në mekanizmin hormonal të prodhimit të qumёshtit.

Qumёshti i gjirit, mё i miri pёr fёmijёn

Çdo grua duhet ta ketё plotёsisht tё qartё që ajo ka qumështin më të mirë pёr fëmijën e saj. Duke thithur, foshnja aktivizon prodhimin e qumështit nëpërmjet veprimit të prolaktinës. Prolaktina, është një hormon që prodhohet nga hipofiza (gjëndra që ndodhet në mes të trurit) e cila, kur fëmija stimulon gjirin duke e thithur, i bёn nënës të mundur tё prodhojë qumësht, sa më shumë thith foshnja aq më shumë qumësht prodhohet.

Pjesa më e madhe e bebeve janё plotësisht në gjëndje qё kur janë të uritur, të thithin nё vartёsi te nevojës sё tyre. Disa të tjerё, kanё tendencёn të flenë gjatë, megjithёse janë të shëndetshёm prandaj duhet t’i zgjojmë dhe t’i stimulojmë të thithin, sidomos në ditët e para pas lindjes në periudhёn e mёsimit të kapjes së gjirit.

Pёrse nuk duhet t’i japim fёmijёs edhe lёngje tё tjera?

Nqs në këtë periudhë tё parё tё gjidhёnies, do t’i ofroni lëngje tё tjera (kamomil, çaj nga bimë te ndryshme, ujё) në vend të qumështit të gjirit, ai do të thithë më pak gjirin e nënës, duke stimuluar kёshtu më pak gjëndrën e saj tё qumështit, e cila si rrjedhojё, do të prodhojë më pak. Njëra nga pyetjet që bëjnë nënat është nëse ushqimi vetëm me gji është i mjaftueshëm për të ushqyer mirë fëmijën e tyre. Disa prej të dhënave se fёmija ёshtё duke u ushqyer nё mёnyrёn e duhur janë: një sasi e mjaftueshme urine nё 24 orë (6 ose më shumë bebelina tё lagura nё ditё, shtim i mirё nё peshё, 3 apo mё shumё defekime në 24 orë në muajin e pare dhe pastaj frekuenca zvogëlohet, gjallëria, muskujt e forte, lëkura e shëndoshë etj).

Lexoni edhe: Qumeshti i nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X