Po aplikonte hidratues në gjoks, 27-vjeçarja tregon se si e zbuloi që kishte kancer

Një nënë e re thotë se “i ka borxh jetën” hidratuesit të saj, pasi ajo ka zbuluar se kishte kancer ndërsa ishte duke aplikuar një vaj për masazh.




0 0

Hollie Drynan, tani 27 vjeç, kishte dhimbje të mëdha barku për pesë muaj, por mjekët e diagnostikuan me dhimbje periodash, intolerancë ndaj glutenit dhe sindromën e zorrëve të irrituara.

E dëshpëruar për të gjetur sadopak lehtësim, gruaja e re filloi të masazhonte barkun dhe gjoksin me vaj. Në këtë moment ajo zbuloi një pjesë më të fortë në gjirin e saj të majtë, çka bëri që të diagnostikohej më pas me kancer në shtator të vitit të kaluar.

Dhimbja e barkut nuk lidhet zakonisht me kancerin e gjirit.

Pas gjashtë muajve kimioterapi, zonja më në fund ka shpëtuar nga kanceri.

Ajo ka thënë: Akoma nuk kam asnjë ide pse kisha dhimbje aq të forta barku, por jam e lumtur që bëra masazh pasi po të mos e kisha bërë nuk do ta kisha zbuluar gugën në gjoks”.

Ajo e dinte se diçka nuk po shkonte siç duhej por mjekët këmbëngulnin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

“Unë shkova tek mjekët katër herë, pasi kisha dhimbje të tmerrshme barku. Herën e parë mjeku im më tha se ishte dhimbje nga periodat, herën e dytë më thanë të provoja një dietë pa gluten ndërsa herën e tretë më thanë se kisha sindromën e zorrëve të irrituara. E dija se diçka nuk po funksiononte siç duhej. Një herë m’u desh të thërrisja ambulancën pasi dhimbja ishte shumë e fortë dhe përsëri më thanë se ishte dhimbje nga periodat. Nuk më kishte ngelur më asnjë zgjidhje kështu që qetësimin e vetëm po e gjeja duke bërë masazh. Një ditë kur po aplikoja vajin edhe në gjoks u trondita kur pashë një gungë të madhe në gjirin tim të majtë. Ishte thuajse në brinjët e mi dhe menjëherë shkova tek mjeku”, ka treguar ajo.

Dhimbja e barkut nuk është një simptomë e zakonshme e kancerit të gjirit, por mund të ndodhë nëse sëmundja ka avancuar dhe është përhapur në mëlçi. Ajo gjithashtu mund të vijë si një efekt anësor i llojeve të caktuara të kimioterapisë dhe trajtimeve hormonale.

Kanceri i kësaj zonje thuhet se ishte vetëm në gjoksin e saj dhe kjo bën që dhimbja e barkut të saj të jetë një mister. Gruaja thotë se sikleti i kaloi në momentin që filloi të bënte kimioterapi.

Lexo edhe: A mund të shkaktojnë bakteret e zorrëve përhapjen e kancerit të gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X