Neurokozmetika, teknika e re që lufton stresin për të përmirësuar pamjen

0 0

 

Të gjithë e dimë se stresi i bën keq shëndetit. Por ai gjithashtu komprometon bukurinë dhe shkakton plakjen e parakohshme. Në të vërtetë, ndër organet e shumta që dëmtohen nga stresi, është edhe lëkura: mbi të gjitha fytyra që dallohet nga rrudhat gjithnjë e më të thella për shkak të një gjendjeje të zgjatur të ankthit dhe tensionit.

Një qasje inovative

Kjo është arsyeja pse bota e estetikës ka vendosur të kujdeset për bukurinë duke kërkuar për qasje të reja që synojnë të lehtësojnë stresin për të ngadalësuar plakjen e lëkurës. Kjo është ajo që synon neurokozmetika, një disiplinë që fillon nga lidhja mes lëkurës, sistemit nervor, endokrin dhe imunitetit për të stimuluar endorfinën, hormonine mirëqenies që ju ndihmon të keni një pamje më të relaksuar dhe të freskët. Pikërisht për të arritur këtë qëllim, kozmetika dhe trajtimet tani stimulojnë 5 shqisat.

Në qendra estetike

Përdorni vetëm një vaj masazh të pasur me esenca natyrale relaksuese, të tilla si livando, rozmarinë dhe masazhoni me lëvizje të buta në të gjithë trupin, ndërsa muzika e ëmbël luhet në ambient; ky kombinim mund të ndihmojë më lehtë eliminimin e toksinave për shkak të stresit me efekte pozitive mbi bukurinë.

Edhe në shtëpi

Fuqitë e neurokozmetikës gjithashtu mund të shfrytëzohen në shtëpi, duke zgjedhur produkte që kombinojnë përbërësit aktivë më të efektshëm (antioksidantë, peptide, qeliza burimore dhe substanca hidratuese) me aromë, të afta të ndikojnë në sistemin ndijor duke rritur endorfinët në kundërshtim me veprimin kortizolit të dëmshëm, hormonit të stresit.

Shumë përfitime

Veprimi zbutës i kozmetikës ka implikime të shumta mbi bukurinë; para së gjithash ndihmon të shtrihen tiparet dhe bën lëkurën të ndritshme për të zvogëluar shenjat e viteve. Edhe papërsosmëritë si celuliti, megjithëse në mënyrë indirekte, mund të përkeqësohen për shkak të një gjendjeje stresuese dhe në të kundërt përmirësohen kur hyni në një dimension të relaksimit. Për të rritur efektet e trajtimeve, është thelbësore që ato të përdoren mirë; në një çast qetësie.

Edhe në shtëpi është e rëndësishme që mjedisi të bëhet sa më i qetë: një qiri aromatik, një dritë e butë dhe mund të bëjë dallimin.

Lexo edhe: 9 produkte kozmetike me te cilat thjesht po humbisni parate tuaja

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X