7 mënyra të thjeshta për të zhdukur rrudhat në gjoks

0 0

Lëkura juaj e gjoksit është po aq e ndjeshme sa lëkura juaj e fytyrës, por shumë gra i kushtojnë vëmendje vetëm fytyrës. Ne nuk i japim përparësi hidratimit të kësaj zone dhe e lemë atë të ekspozohet ndaj kimikateve të ashpra dhe rrezeve të diellit, duke lejuar kështu që të shfaqen rrudhat e parakohshme. Për fat të mirë, ka mënyra të thjeshta për t’i shmangur, dhe në disa raste, mund ta përmirësoni gjendjen e kësaj lëkure.

  1. Filloni të flini në shpinë.

Duke fjetur anash ose duke u mbështetur në barkun tuaj mund të bëni lëkurën tuaj që të zhvillojë rrudha. Për ta shmangur këtë, flini në shpinë dhe bëjeni këtë një zakon. Ju mund të stërviteni duke vendosur një jastëk poshtë gjunjëve për t’ju ndihmuar të qëndroni në të njëjtën pozicion, ose duke vënë dy jastëkë në të dy anët e trupit tuaj.

  1. Përkëdheleni veten me një “maskë” në gjoks në kushte shtëpie.

Qetësohuni dhe zbuteni lëkurën duke marrë një përtëritje të kësaj pjesë të gjoksit duke bërë një maskë me aloe vera. Prisni një fletë të trashë aloe vera, hiqini lëkurën dhe aplikojeni xhelin në gjoks për 20 minuta. Aloe vera izolon lagështinë natyrale të lëkurës tuaj dhe nuk lejon dehidratimin e saj. Ky trajtim do të parandalojë formimin e rrudhave dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

  1. Mos e lini ujin e nxehtë të spërkatë direkt në gjoks kur po bëni dush.

Temperaturat e larta të ujit heqin vajrat natyrale të lëkurës duke e lënë atë të thatë dhe duke lejuar shfaqjen e rrudhave. Dushi i drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj të gjoksit do ta bëjë më të shpejtë procesin e plakjes. Pra, në vend të kësaj, lëreni ujin të rrjedhë natyrshëm mbi kokë, supe, shpinë etj.

  1. Bëni një lëvizje për gjoksin tuaj duke forcuar muskujt.

Nëse muskujt e gjoksit janë të tonifikuar atëherë lëkura është më pak e prirur për t’u rrudhosur dhe për t’u prekur nga fuqia e gravitetit. Ju mund të bëni 20 push-up (“pompa”- ushtrime gjimnastike) çdo ditë para se të bëni një dush dhe kështu kjo stërvitje e vogël do t’ju ndihmojë të sfidoni procesin e plakjes në gjoks.

  1. Vishni reçipeta të madhësisë së gjoksit tuaj për të minimizuar mbështjelljen e lëkurës dhe formimin e rrudhave.

Nëse gjinjtë tuaj janë duke qëndruar në pozicionin e tyre të saktë natyror me sytjena thjesht mbështetëse, lëkura nuk do të vuajë nga varja.

  1. Jepini lëkurës tuaj mundësinë për t’u oksigjeuar duke masazhuar gjoksin.

Masazhi i kraharorit stimulon rrjedhjen e gjakut në zonë, duke mbushur lëkurën tuaj me oksigjen dhe duke e shtyrë procesin e plakjes nga shfaqja. Vendosni pak hidratues në gishtat tuaj, lyeni gjoksin dhe masazhojeni në mënyrë rrethore. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u relaksuar dhe për të ruajtur shëndetin e lëkurës.

  1. Mos e neglizhoni lëkurën e gjoksit kur aplikoni krem kundër diellit.

Qëndrimi në diell lejon rrezet UV dhe UVB të depërtojnë thellë në lëkurën tuaj. Kjo dëmton shpejt dëmton lëkurën në gjoks sepse ajo është shumë e ndjeshme, dhe kështu, përshpejton shfaqjen e rrudhave. Për të parandaluar këtë, përdorni krem dielli çdo ditë me një SPF më të lartë se 30, ashtu si bëni me fytyrën.

Lexo edhe: Maska natyrale qe zhduk rrudhat e syve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X