Hulumtimi Kanadez
Studiuesit ekzaminuan të dhënat e shkollave të 112,000 studentëve nga të cilët rreth 13% kishin ndjekur të paktën një kurs muzikor, si piano, orkestër, grup xhazi, kor etj. Studentët që kishin ndjekur mësimet e muzikës, dhe veçanërisht ata që kishin studiuar një instrument, kishin marrë vlerësime më të larta në tre lëndë: shkencë, matematikë dhe anglisht. Mesatarisht, fëmijët që kishin luajtur një instrument muzikor për shumë vite ishin rreth një vit akademik përpara bashkëmoshatarëve të tyre, dhe kjo përveç faktorëve të tjerë si gjinia, përkatësia etnike dhe statusi socio-ekonomik.
Koordinimi dhe disiplina
Sipas Peter Gouzouasis, një nga studiuesit e hulumtimit, për të luajtur me një instrument muzikor duhet të mësoni të lexoni shënime, të zhvilloni koordinim sy-dorë- mendje, të rafinoni aftësitë e të dëgjuarit dhe, sikurse luani në një ansambël, gjithashtu edhe kur disiplinoheni dhe aftësoheni me ekipin. Të gjitha këto përvoja të të mësuarit luajnë një rol në përmirësimin e aftësive njohëse.
Muzika dhe truri
Kjo nuk është një ide plotësisht e re; për shumë vite ne jemi përpjekur të kuptojmë sesi studimi i muzikës bashkëvepron me trurin: në vitin 1993 u fol për herë të parë për “Efektin e Mozart”. Dy amerikanë, neurobiologu Gordon Shaw dhe fizikani Frances Rauscher, argumentuan se duke dëgjuar Sonata të Mozart rritën inteligjencën, të paktën përkohësisht. Për ta vërtetuar, ata bënë një studim me disa studentë duke bërë që një e treta e tyre të dëgjonte Mozartin. Të gjithë djemtë më pas iu nënshtruan një testi inteligjence bazuar në konceptet e hapësirës dhe kohës. Ata që dëgjuan Mozart shkuan aq larg sa të merrnin mesatarisht dhjetë pikë më shumë sesa ata që nuk e kishin dëgjuar atë.
Lexo edhe: Perfitimet e muzikes gjate procesit te lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu