Për nënat që sjellin në jetë fëmijë kur janë mbi 35 vjeç, është mirë të mos presin nëse fëmija nuk jep shenja se do të lindë, por të bëjnë stimulim të kontraktimeve, në fund të javës së 40 të shtatzanisë.
Sot, amësia e vonë është një realitet gjithnjë e më i përhapur. Edhe pse këto janë ngjarje që menaxhohen kryesisht nga specialistët, një shtatzëni mbi moshën 40 vjeçare padyshim krijon rreziqe edhe për nënën dhe për fëmijën.
Stimulimi i lindjes
Edhe pse udhëzimet rekomandojnë stimulimin e dhimbjeve mes javës së 41 dhe 42 të shtatzanisë, një studim i fundit sugjeron që për gratë mbi 35 vjeçe, stimulimi të bëhet në fund të javës së40 të shtatzënisë.
Në një studim të kryer në Angli, ku morën pjesë 80 mijë gra, rezultoi se numri i fëmijëve që lindnin të vdekur ishte 8 për 10 mijë kur stimulimi bëhej në javën e 40, por rritej në 26 për 10 mijë nëse do të prisnin deri në javën 41-42.
Megjithatë, nënat mund të ndjekin disa nga mënyrat natyrale për të stimuluar dhimbjet si masazhet, shëtitjet, stërvitjen dhe marrëdhëniet seksuale.
Teknika të ndryshme për të stimuluar lindjen
Nëse e gjithë kjo rezulton të jetë joefektive, mjeku juaj mund të stimulojë kontraktimet.
Ta dini!
Të dhënat tregojnë se rastet e lindjeve të stimuluara janë rritur: sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot një e katërta e lindjeve është rezultat i një stimulimi.
Lexo edhe: Metodat per te stimuluar dhimbjet e lindjes, si ndikon seksi?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu