Lindja natyrale dhe ajo me stimulim, ja cilat jane ndryshimet

0 0

Ekzistojnë disa shtatzani, në të cilat lindja me stimulim është një kusht i domosdoshëm. Kryesisht kjo mënyrë aplikohet në rastet kur vihet në rrezik shëndeti i fëmijës ose i nënës, situatë e cila do të zgjidhet duke stimuluar lindjen. E njëjtja gjë mund të ndodhë edhe në rastet kur termini i lindjes ka kaluar dhe nëna nuk ka ende asnjë shenjë lindje. Në momentet e fundit të shtatzanisë duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj gjinekolog në mënyrë që të monitoroni vazhdimisht fëmijën tuaj. Nëse termini i shtatzanisë ende nuk ka ardhur dhe fëmija është në kushte normale brenda uterusit, nuk duhet të kërkoni apo pranoni një lindje me stimulim, e cila sigurisht që paraqet pasojat e saj fizike dhe psikologjike.
Ndërkohë po ju paraqesim disa nga ndryshimet kryesore midis lindjes natyrale dhe asaj me stimulim.
1. Duhet të dini se lindja me stimulim shoqërohet nga kontraksione më të forta se ajo normale, kjo pasi nxitja e detyruar është e ndryshme nga ajo hormonale, për të cilën trupi përgatitet duke sekretuar kortizolin. Stimulimi i dhimbjeve mund të jetë diçka që mund të ndikojë negativisht edhe në aspektin psikologjik, duke ndikuar gjithashtu edhe në mënyrën e perceptimit të dhimbjeve nga gruaja.
2. Gjatë një lindje normale, pra në të cilën dhimbjet kanë ardhur natyrshëm, trupi mund të kalojë shumë orë nën efektin e dhimbjeve, të cilat vijnë duke u intensifikuar gradualisht, gjë e cila mund të shkaktojë përjetimin e tyre për orë të tëra. Edhe pse kjo mund të duket si diçka negative, nuk është e tillë pasi trupit të gruas “i jepet” mundësia të mësohet në mënyrë graduale me rritjen e intesitetit. Ndryshe ndodh me lindjen e stimuluar, e cila monitorohet vazhdimisht nga personeli mjekësor. Pasi është bërë doza e parë duhet të pritet maksimumi për 6 orë dhe më pas të vazhdohet me dozën e dytë (në qoftë se e para ka dështuar), dhe pastaj me të tretën, duke e detyruar trupin t’i nënshtrohet një stresi për të cilin nuk është i përgatitur.
3. Stimulimi ndonjëherë mund të dështojë, ndërsa lindja spontane asnjëherë, dhe kjo ndodh pikërisht për shkak të kohës që duhet respektuar. Pra mund të ndodhë që në momentin e injektimit të dozave të duhura, mjeku ta shikojë të arsyeshme të çajë membranat në mënyrë manual, të injektojë oksitocinën, të bëjë hapjen në mënyrë manual e me rradhë, gjë e cila tek lindja spontale natyrale nuk ndodh. Gjatë kësaj mënyre lindje nuk është e nevojshme matja e kohës gjatë çdo veprimi, duke kontrolluar vazhdimisht mirëqënien fetale.
4. Gjatë një lindje me stimulim gruaja duhet të marrë një infusion venoz, që e cila e limiton mundësinë e saj për të lëvizur, ndërsa gjatë një lindje natyrale spontane gruaja i ka krahët e lirë dhe është e lirë gjithashtu edhe për të ecur, për të bërë dush (nëse ka mundësi) etj.
5. Një tjetër kushtëzim që lindja me stimulim i vendos gruas është edhe pamundësia për të konsumuar apo pirë diçka, kjo pasi një ndër efektet negative të prostaglandinës është pikërisht e vjella. Për këtë arsye pasi është bërë stimulimi i kotraksioneve të lindjes, gruaja do ta ketë puthuasje të pamundur të hajë apo pijë diçka pa e nxjerrë.
6. Zakonisht lindja me stimulim kujtohet si një eksperiencë negative për shumë nëna, kjo pasi ajo në përgjithësi ka nevojë për ndihmën e mjekut në çdo hap, gjë e cila ndodh sepse trupi nuk është ende gati për atë që është duke ndodhur. Kjo mënyrë lindje mund të shkaktojë dëme në organizëm si për shembull epiziotomia, e cila në këtë rast është gjithmonë e nevojshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X