Ndotja e ajrit mund të dëmtojë aftësinë e burrave për “performancën” në dhomën e gjumit

0 0

Ndotja e ajrit mund të dëmtojë aftësinë e burrave për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky është paralajmërimi më i fundit i shkencëtarëve që thotë se ekspozimi i rregullt ndaj tymit toksik të makinave lidhet me normat më të larta të mosfunksionimit erektil.

Shkencëtarët besojnë se thithja e grimcave helmuese mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut dhe të ulë aftësinë e organeve gjenitale, duke ndikuar kështu në aftësinë e njerëzve për të qenë seksualisht të aftë.

Studimi u bë me testimin e disa kafshëve që merrnin rregullisht frymë në ajrin e ndotur nga makinat.

Studimi përkon me paralajmërimet që vijnë nga Anglia se ajri i ndotur i qytetit po vret gati 40,000 njerëz në vit.

Edhe më herët është konstatuar se smogu, kryesisht në qytete të mëdha shkakton më shumë raste të sëmundjeve të zemrës si dhe kancerin e mushkërive.

Tani studimet e fundit thonë se edhe jeta “dashurore” e njerëzve po dëmtohet për shkak të ajrit të ndotur.

Një hetim i vitit 2017 i SHBA që përfshinte më shumë se 400 njerëz zbuloi se ata që ishin të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes së ajrit kishin rreth 15 për qind më shumë rrezik që të dështonin në dhomën e gjumit.

Ndërsa për sa i përket studimit të fundit, shkencëtarët në Universitetin Mjekësor të Guangzhou në Kinë thonë se tymi i makinave preku reagimin seksual të kafshëve.

Mjekët ekspozuan rregullisht minjtë ndaj tymit të benzinës dhe naftës, dhe monitoruan nivelet e tyre të reagimit seksual.

Rezultatet treguan se sa më gjatë që të ishin ekspozuar ndaj këtij tymi, aq më pak ata reagonin ndaj stimujve seksualë.

Në Britaninë e Madhe ku është bërë një hulumtim, të paktën një në dhjetë burra vuajnë nga mosfunksionimi i rregullt i dëshirës seksuale. Në Shqipëri nuk ka ende statistika apo studime të këtij lloji.

Megjithëse ilaçet si Viagra kanë treguar se mund të funksionojnë, rreth 35% e meshkujve që i marrin ato nuk shohin ndonjë përmirësim.

Në raste më të rënda, këto ilaçe mund të shkatërrojnë marrëdhëniet dhe të shkaktojnë ankth dhe depresion.

Ndotja e ajrit jo vetëm që ndikon në enët e gjakut, por edhe në nivelet e oksigjenit.

Nëse nivelet e oksigjenit në gjak që arrijnë organet gjenitale të njeriut zvogëlohen ndjeshëm për shkak të  ajrit të ndotur, ndaj ka më shumë gjasa që meshkujt të vuajnë nga mungesa e dëshirës për marrëdhënie seksuale.

Lexo edhe: Faktori qe permireson ndjeshem jeten seksuale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X