Faktori që përmirëson ndjeshëm jetën seksuale

0 0

Është mirë që të keni një partner që ju mbush me komplimente të sinqerta. Por kur është fjala për seksin, një kompliment mund të bëjë dallimin në mes të një jete shumë të mirë seksuale ose jo.
Sipas një studimi të ri, nëse femrat e kuptojnë apo e dinë se partneri i tyre e dashuron trupin e tyre, kjo do të ndikojë apo lidhet me një veprimin më të zjarrtë dhe më të këndshëm intim.

Studimi përqëndrua në 244 gra të moshave nga 18 deri në 30 vjeç, duke u bërë atyre pyetje rreth imazhit të trupit dhe jetës seksuale. Secila prej grave ishte në një marrëdhënie të përkushtuar për të paktën tre muaj dhe kishte qenë seksualisht aktive brenda muajit të kaluar.

Gratë u vëzhguan për vlerësimin e trupit të tyre. Atyre iu kërkua të vlerësojnë se sa kanë lidhje me afirmimin e deklaratave si:”Ndihem mirë me trupin tim” dhe “E respektoj trupin tim”. Më pas duhej të përfundonin studimin nga këndvështrimi i partnerit të tyre, duke vlerësuar deklaratat si “Partneri im ndihet mirë për trupin tim”.

Hulumtuesit më pas pyetën për jetën seksuale të grave, duke i pyetur ata se sa shpesh ato ndjenin dëshirën seksuale, nivelin e tyre të zgjimit, lubrifikimin, numrin e orgazmave dhe kënaqësinë seksuale.

Ato u pyetën gjithashtu nëse kishin përjetuar dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Më pas gratë vlerësuan kënaqësinë e tyre të përgjithshme të marrëdhënieve, duke marrë parasysh se sa pozitive dhe të vlerësuara ndiheshin.

Gjetja e përgjithshme? Sa më shumë që një grua mendonte se partneri i saj e vlerësonte trupin e saj, aq më shumë ishte e kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe me marrëdhënien e tyre në përgjithësi. Ato që ndjenin nivele të larta të tërheqjes nga partneri i tyre, kishin më shumë eksitim, lubrifikim dhe orgazma, të gjitha shenjat se jeta seksuale ishte e shëndetshme.

Ka pasur gjithashtu njëlidhje midis vlerësimit që gratë i bëjnë trupittë tyre dhe mendimit që partneri ka për trupin e tyre. Gratë me një nivel më të lartë të besimit për trupin ishin gjithashtu ato që ndjenin se partnerët e tyre ishin më të tërhequr prej tyre.

Lexo edhe: Larja e eneve, celesi per nje jete seksuale me te mire

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X