Nderrimi i bebelines, para apo pasi femija ka pire?

0 0

Për shumë nëna të reja momenti i ndërrimit të bebelinës mund të kthehet në një dilemë. Kur mund të ndërrojmë bebelinën, para apo pasi fëmija ka pirë? Mbaj mend se një pyetje të tillë e kam pasur edhe unë brenda vetes time, dhe për këtë mjekja më është përgjigjur se nuk ekziston një rregull fiks.
Para së gjithash bebelina duhet të ndërrohet menjëherë pasi fëmija ka defekuar, pavarësisht nëse pirja e qumështit ka ndodhur apo do të ndodhë më pas, kjo pasi në të kundërt do të rritet rreziku i shfaqjes së dermatitit në zonën e bebelinës.
Pirja e gjirit…
Pavarësisht se një rregull fiks nuk ekziston, mund të themi se fëmija do të ndihet më i qetë gjatë pirjes së gjirit nëse më parë i është ndërruar bebelina e papastër (edhe nëse nuk ka defekuar). Por, në momentin që bebi është shumë i vogël, mund të ndodhë që të zgjohet nga gjumi tepër i uritur duke qarë, dhe në këtë rast ta bënit të priste ende do të ishte diçka e gabuar. Vetëm në rast defekimi duhet të vazhdoni me pastrimin e tij.
Pasi fëmija ka pirë gji…
Sapo e keni ndërruar dhe ai fillon të defekojë? Në këtë rast duhet ta ndërroni sërish edhe pse e keni bërë këtë disa minuta më parë. Në momentin që do ta ndërroni pasi ka pirë do t’ju këshillonim ta bënit fillimisht të gromësinte, dhe më pas të prisnit sërish për pak minuta para se ta pastronit. Në asnjë mënyrë mos e lini fëmijën pa gromësitur pasi ka pirë.
Po gjatë natës?
Zakonisht pasi ka pirë fëmija fle dhe në këtë rast nuk duhet ta ndërroni (e kundërta vetëm nëse është vërtet shumë pis). Pra siç e shikoni gjithçka varet nga situata!

Lexoni edhe: Si ti nderrojme femijes bebelinen? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X