Nderrimi i bebelines

0 0

Si duhet bërë ndërrimi i bebelinës?
Duhet ta lajmë fëmijën?
Si duhet ta lajmë?
Si të shmangim skuqjet tek fëmija?

Gjithçka që ju duhet për të larë fëmijën tuaj në mënyrë që të mos skuqet është uji dhe një detergjent i lëngshëm, i posaçëm për higjenën e bebes. Kjo do t’ju ndihmojë që lëkura e fëmijës tuaj të mos skuqet si edhe fëmija të mos ndiejë bezdi nga kontakti i lëkurës me urinën.
Në çdo ndërrim fëmija duhet të lahet me ujë të rrjedhshëm dhe të ngrohtë si edhe një sasi të vogël sapuni të lëngshëm neutral. Pasi e keni larë fëmijën tuaj duhet ta shpëlani me shumë kujdes. Më pas duhet ta thani lëkurën e fëmijës me delikatesë, jo duke e fërkuar, por duke e prekur me peshqir.
Nëse fëmijës së porsalindur ende nuk i ka rënë kërthiza duhet të kontrolloni garzën rreth saj. Nëse garza është e lagur duhet ta ndërroni me një të thatë.
Para se të vendosni bebelinën mund të aplikoni një shtresë të hollë kremi hidratues. Kremi i cili ka në përbërjen e tij oksid zinku këshillohet të përdoret vetëm në rastet kur lëkura e fëmijës është e skuqur.

Lexoni dhe: Sa herë në ditë duhet të ndryshohet bebelina e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X