Për sa i përket frekuencës së ndërrimit të bebelinës gjatë ditës duhet të themi se nuk ekziston një rregull preçiz. Ju mund ta bëni atë sa herë që mendoni se fëmija e ka të nevojshme.
Por si bëhet ndërrimi i bebelinës?
- Përgatisni që më parë gjithçka që ju duhet: bebelinë, krem, letra të lagura, peshqir, sapun ose detergjent i posacëm, ujë i ngrohtë.
- E vendosni fëmijën në pozicionin e duhur: këshillohet ta vendosni të shtrirë mbi një sipërfaqe të butë. Vendosni mbi të çarçafin e ndërrimit.
- Hiqni bebelinën e pisët: pasi keni zbërthyer truporen duhet të hiqni nga trupi i fëmijës bebelinën e ndotur nga urina dhe feçet. Në këtë kohë duhet të pastroni me anën e letrave të lagura lëkurën e fëmijës. Nëse është vajzë lëvizja duhet bërë nga lart-poshtë, pra nga vagina drejt anusit dhe asnjëherë në të kundërt.
- E lani fëmijën: lani dhe shpëlani fëmijën me ujin e ngrohtë që keni përgatitur më parë. Nëse keni dëshirë mund ta lani edhe me ujë të rrjedhshëm në lavamanin e banjos.
- Kujdes me kordonin umbelikal: nëse fëmijës tuaj nuk i ka rënë ende kapësja duhet të kontrolloni nëse është i lagur. Nëse rezulton të jetë kështu duhet ta ndërroni fashën dhe dizinfektoni vendin.
- Vendosni bebelinën e pastër: pasi keni tharë mirë lëkurën e fëmijës, duhet të ndërroni fashën e kordonit dhe më pas të poziciononi bebelinën e re. Aplikoni kremin mbrojtës. Këshillohet përdorimi i një kremi me bazë të oksidit të zinkut në mënyrë që të krijoni një barrierë mbrojtëse në lëkurën e fëmijës në mënyrë që të parandaloni skuqjen e lëkurës.
- Mbyllni mirë bebelinën e pastër: hapni ngjitëset e bebelinës dhe i poziciononin e duhur. Nëse fëmija është djalë duhet të poziciononi penisin të drejtuar për poshtë, sidomos nëse kordoni ombelikal nuk është shkëputur ende.
Lexoni edhe: Si t’i heqim bebelinen femijes per 3 dite?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu