“Depresioni dhe zemërimi, të dy bashkë kanë gjetur mënyrën të më bindin mua se jam një njeri i keq. Ndjenjat negative nuk ndaheshin kurrë nga unë.
Dukeshin si ndjesi konstante të ngjitura në fizikun dhe mendjen time, të cilat nuk dija si t’i menaxhoja.
Dobësia e menaxhimit të kësaj gjendjeje, është se shpesh nuk je e vetëdijshme për të dhe nuk arrin të kuptosh ndjenjat e tua. Aq më tepër që unë kam vuajtur nga ky problem në fillim të viteve 2000, kur të flisje për shëndetin mendor ishte tabu dhe depresionin e konsideroja larg vetes.
Mendimet e mia të errëta përsëriteshin vazhdimisht në mënyrë periodike, pothuajse çdo dy muaj dhe zgjasnin shumë.
Mendoja vetëm negativisht për gjithçka, saqë më dukej vetja njeri i keq. Isha gjithë kohën e zemëruar, nuk doja të isha në shoqërinë e askujt.
Por askush nuk më ndihmonte të kuptoja që kjo ishte një shenjë depresioni, pasi depresioni konsiderohej si një gjendje që karakterizohej vetëm nga trishtimi dhe nga një ndjenjë zbrazëtie. Unë i kisha të dyja edhe trishtimin edhe zemërimin e negativitetin. Kjo më bënte të mendoja se nuk ishte një problem mendor dhe emocional, por unë isha njeri i keq.
Që në adoleshencë unë zemërohesha shumë dhe kjo më ishte ngulitur në mendje se ishte pjesë e karakterit tim dhe mënyrës si isha formuar.
Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë shenjat që kanë sëmundje të caktuara mendore dhe emocionale dhe të fillojnë të trajtohen. Mua mu deshën 6 vite ta kuptoja këtë. Për 6 vite kam vuajtur shumë. Tani jam mirënjohëse që mësova se edhe zemërimi dhe negativiteti janë shenja të depresionit.”
Lexo edhe: Prinder te depresionuar, femija me shpesh ne spital
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu