“Mrekullia”, gruaja shpëton 6 orë pasi i ndaloi zemra

0 0

Një grua britanike është shëruar plotësisht edhe pse zemra e saj  ndaloi për rreth 6 orë, një gjendje kjo e shkaktuar nga hipetermia e rëndë, e cila sipas doktorëve edhe i shpëtoi jetën.
30-vjeçarja, Aundrey Schoeman u gjend mes një stuhie dëborë ndërkohë që po ngjiste malet në Pirene të Spanjës, 3 nëntor. Bashkëshorti i saj lajmëroi menjëherë shërbimin e ambulancës kur ajo humbi ndjenjat, sipas një deklarate nga spitali i Vall d’Hebron.

“Mendova se ajo ishte e vdekur. Provova të ndjeja pulsin e saj. Nuk mund t’i ndjeja frymën. Nuk mund t’i ndjeja rrahjet e zemrës”-tha Roman në një intervistë për kanalin lokal TV3.
Schoeman u dërgua menjëherë në Vall d’Hebron, ku doktori Jordi Riera ishte pjesë e skuadrës që trajtoi atë. Riera tha për CNN se truri i njeriut zakonisht vuan nga dëme të pariparueshme nëse zemra ndalon rrahjet për të paktën 4 minuta, dhe Schoeman e prezantoi si një rast vërtet të rrallë.
“Ajo që i ndodhi asaj është një pasojë e rënies së temperaturës së trupit”-tha Riera.

Ai shpjegoi se Schoeman mbijetoi mrekullisht dhe ana e saj e neurologjike mbeti thuajse e paprekur. Sipas tij ulja ekstreme e temperaturës së trupit e cila i ndaloi zemrën gjithashtu ngadalësoi edhe metabolizmin e trurit të saj, duke i lejuar organit të përshtatet më mirë me mungesën e oksigjenit.
Temperatura e Schoeman ra në në rreth 18 gadë Celsius, një vlerë më e ulët se ajo normalja 36,5-37, 5 gradë Celsius dhe ekipi i spitalit përdori një makinë oksigjenimi të membranës ekstrakorporale (ECMO) për ta mbajtur atë gjallë. ECMO zëvendëson funksionin e zemrës dhe mushkërive, duke u lejuar mjekëve të oksigjenojnë gjakun e Schoeman dhe ta pompojnë atë rreth trupit.
Riera, e cila është drejtoresha mjekësore e programit ECMO në Vall d’Hebron, u shpreh se trupi i saj u ngroh dalëngadalë dhe se ata ishin në gjendje të rikthenin rrahjet e zemrës pas 6 orësh.

Lexo për më shumë: I ftohti dhe vendet malore rrisin rrezikun e atyre që vuajnë nga zemra






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X