I ftohti dhe vendet malore rrisin rrezikun e atyre që vuajnë nga zemra

0 0

Pushimet e Krishtlindjeve tani janë afër dhe shumë prej jush mund të zgjedhin t’i kalojnë në zona malore për të shijuar borën dhe pamjen piktoreske që ajo ofron. Por, personat që vuajnë nga zemra mund të jenë në rrezik më të lartë të komplikimeve për shkak të të ftohtit dhe lartësisë.

Përgjigja e trupit ndaj të ftohtit

Në temperatura të ftohta trupi vë në përdorim një sërë masash për të mbrojtur veten: ul sasinë e gjakut që qarkullon në lëkurë. Në të ftohtë enët e vogla të gjakut ngushtohen për të parandaluar humbjen e nxehtësisë së trupit dhe për të mbajtur ngrohtë organet dhe zemra është e detyruar të punojë më shumë për të përmbushur rezistencën e gjakut në “udhëtimin” e tij ndaj organeve periferike të trupit. Ky mekanizëm në përgjithësi nuk krijon probleme, por te ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, mund të vendosin sistemin e qarkullimit të gjakut në vështirësi.

Lartësia dhe zemra

Në lartësi të mëdha zvogëlohet mundësia e oksigjenit në ajër dhe zemra punon më shumë për të siguruar oksigjenin dhe presionin e nevojshëm të gjakut. Për më tepër, në lartësi të mëdha aftësia e trupit për të përdorur oksigjenin është e kufizuar. E gjithë kjo gjeneron ndryshime të rëndësishme në sistemin kardiovaskular, deri në rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjen e atyre që tashmë kanë probleme kardiovaskulare.

Rreziqet e përpjekjeve fizike

Në prani të një ngushtimi në koronare (arterie) e shkaktuar nga indet yndyrore dhe pllakë (arterioskleroas) që rezulton në hipertension arterial, i ftohti ndoshta i lidhur me aktivitetin fizik, mund të rezultojë me shfaqjen e dhimbjes së kraharorit ose gulçim.

Rreziku i sulmit në zemër rritet

Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se afërsisht çdo 200 sulme në zemër janë të lidhura me çdo ulje të temperaturës prej 1.8 shkallë në një ditë të vetme. Arsyeja për këtë mund të qëndrojë në presionin në rritje që zemra ka nevojë për të pompuar gjakun.

Në mënyrë që të mos hiqni dorë nga pushimet dimërore në vende me lartësi malore, është e rëndësishme që të ngjiteni gradualisht, të bëni përpjekje të moderuara dhe të mos harroni ilaçet.

Lexo edhe: Pagjumesia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X