Rregullat për të ulur rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

0 0

 

Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë duke shkaktuar mbi 17 milionë të tilla.

Faktorët e rrezikut

Disa faktorë rreziku janë të zakonshëm për shumë sëmundje. Mbipesha, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni rrit gjasat e sëmundjeve kardiovaskulare, metabolike, onkologjike dhe neurodegjenerative. Përmirësimi i mënyrës së jetesës dhe kujdesi për ushqimin do të mundësonte eliminimin e 80% të vdekjeve nga goditjet në tru dhe sulmet në zemër.

Parandalimi

Qendra e Kardiologjisë në Milano ka përpiluar një listë me 10 rregulla për një zemër të shëndetshme. E para është një domosdoshmëri: ndaloni pirjen e duhanit, që konsiderohet përgjegjësi kryesor për sulmet në zemër. Pirja pasive e duhanit është gjithashtu e rrezikshme: dëmton ata që jetojnë me duhanpirësit, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër edhe te ata që nuk pinë duhan.

Së dyti, aktiviteti fizik, sidomos aerobik, është thelbësor që të shoqërohet me një dietë të shëndetshme me një konsum të përshtatshëm kalorik. Rregulla të tjera janë: të dini faktorët e rrezikut (kolesteroli, tensioni i gjakut), reduktimi i stresit, të bëni pushime nga puna dhe të kontaktoni mjekun nëse ju krijohen mbytje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sugjerime për gratë

Nëse gjatë shtatzënisë keni pasur presion të lartë të gjakut ose diabet, është mirë të monitoroni zemrën. Në periudhën para menopauzës ekspertët rekomandojnë që gratë me peshë normale dhe të qëndrojnë fizikisht aktive: në këtë mënyrë nuk do të kenë më pak gjasa për të zhvilluar kolesterol të lartë, tension të lartë me rreziqe më të larta të sulmeve në zemër dhe tru. Në menopauzë, në fakt, gratë humbin “mburojën” mbrojtëse të estrogjenit, duke i ekspozuar arteriet në një rrezik më të madh të pengesave, se burrat.

Ta dini!

Reduktimi i faktorëve të rrezikut mund të shpëtojë miliona njerëz nga vdekja nga problemet kardiovaskulare.

Lexo edhe: Çaji dhe semundjet e zemres






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X