Mos i mbani kurrë rrobat e palara në dhomën e gjumit, ja çfarë po rrezikoni

0 0

A i futni rrobat që i keni veshur në një shportë apo i lini grumbull në një cep të dhomës suaj?

Sipas një reviste shkencore, ekziston një arsye shumë e madhe përse duhet të shmangim ruajtjen e rrobave të pista në këtë vend.

Ndërsa po fluturojmë jashtë vendit gjithnjë e më shumë në këto kohë, ka shumë më shumë mundësi se dikur për të marrë mikroorganizma në krevatin e gjumit edhe pse i kemi larguar në cepin e dhomës rrobat e papastra.

Në një eksperiment, studiuesit nga Universiteti i Sheffield vunë një qese me rroba të pista dhe një qese me rroba të pastra në një dhomë që kishte insekte shumë të vogla.

Ata zbuluan se insektet kishin dy herë më shumë gjasa të mblidheshin në grumbullin e rrobave të papastra në kosh, se sa ato që ishin në shportën e pastër.

Hulumtuesit thanë se këto lloj insektesh, të cilat mund të arrijnë një gjysmë centimetër në gjatësi, ecin instiktivisht drejt rrobave të pista pasi ata nuhasin erën e njerëzve.

Studimi sqaroi: “Insektet e ashtuquajtura “insekte shtrati” tërhiqeshin nga e gjumit të njerëzve dhe prandaj thuhet se rrobat e ndotura mund t’i tërheqin njësoj, duke lejuar që këto insekte të rriten në numër dhe të përhapen në shtëpi.

Për të shmangur përhapjen e tyre në shtëpi, këshillohet të ruani rrobat në një dhomë të veçantë për rrobat e papastra nëse e keni një të tillë, ose larg nga krevatet e shtruara apo orenditë me sfugjer.

Ju gjithashtu duhet të bëni larje të rregullt për të shmangur krijimin e foleve të këtyre insekteve.

Dhe për të mbrojtur veten kur udhëtoni, mbani rrobat e pista në çanta të mbyllura dhe jo në një valixhe të hapur.

Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni tërheqjen e insekteve në shtëpi si një suvenir i padëshiruar për pushime.

Mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë të heqësh qafe një instekt të tillë dhe në rast se ato përhapen do t’ju duhet ndihmë profesionale.

Në shtëpinë tuaj, insektet e krevatit mund të përhapen shpejt nga dhoma në dhomë. Në rast se e hasni mundohuni të merrni masat e duhura.

Lexo edhe: Si t’i lajme rrobat e femijes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X