12 truke të veçanta se si të ruani rrobat tuaja në mënyrë që të rezistojnë më gjatë

0 1

Si të kurseni kohë kur palosni rrobat pas larjes së tyre? A janë vërtet të dobishme qeset e vakumit për ruajtjen e rrobave? Çfarë mund t’ju ndihmojë të pastroni rrobat që përbëhen nga materiale delikate? Më poshtë ju tregojmë përgjigjet për të gjitha këto pyetje dhe ndërkohë ju mund të zbuloni se çfarë keni bërë gabim deri tani.

Këto janë gabimet më të njohura që bëjmë kur lajmë, thajmë dhe ruajmë rrobat, ç’ka i bën ato të duken më të vjetra,

Gabimet në lavatriçe

Nuk merrni parasysh shkallën e papastërtisë. Rrobat e pista duhet të lahen veçmas nga ato që janë më të pastra, pasi për çdo situatë ju nevojitet një sasi e ndryshme uji. Nëse nuk e zbatoni këtë rregull, me kalimin e kohës, rrobat e bardha do të bëhen gri ose të verdha dhe rrobat me ngjyrë do të humbasin nuancën origjinale që kanë.

Nuk i rendisni mirë rrobat. Ekspertët rekomandojnë të rendisni rrobat me përmasa të vogla me ato që kanë përmasa të mëdha. Kjo lejon që rrobat të lëvizin më shumë në brendësi të makinës larëse, gjë që e bën efektivitetin e larjes më të mirë.

Nuk rregulloni si duhet temperaturën e ujit. Detergjentët janë më efektivë në ujë të nxehtë dhe të vakët. Uji i ftohtë duhet të përdoret vetëm për larjen e rrobave që nuk janë shumë të ndotura.

Nuk i ktheni veshjet e pambukut dhe leshit mbrapsht. Për shkak të fërkimit me sende të tjera në larje, nëse ato nuk i ktheni mbrapsht, rrobat bëhen me push. Kjo mund ta bëjë më të vështirë për ju që të hiqni pushin dhe ju kërkon kohë, prandaj më të lehtë e keni thjesht të ktheni rrobat nga ana e prapme.

Nuk përdorni qese larjeje për të brendshmet dhe çorapet. Blerja e një qese lavatriçeje për rrobat delikate do të kursejë kohën tuaj, sepse nuk do të keni për të rreshtuar rrobat pas larjes, por gjithashtu këto rroba nuk do të grisen lehtësisht.

Përdorni zbutës rrobash gjatë larjes së veshjeve sportive. Shumica e veshjeve moderne atletike janë bërë me pëlhura të veçanta që e bëjnë djersën të thahet më shpejt. Zbutësi në këto lloje rrobash lë një shtresë mbi material që jua heq këtë lloj aftësie këtyre rrobave.

Gabimet e tharjes

Tharja e rrobave të banjos në kalorifer ose me tharëse. Elasticiteti i rrobave të banjos mund të dëmtohet nga nxehtësia, kështu që menjëherë pas larjes së tyre, thjesht vendosini në një vend ku mund të thahen pa ngrohje.

Mos e përdorni varësen e palltos vetëm për të. Zgjidhni një varëse druri ku mund të thani këmisha por edhe rroba të tjera. Ato nuk do të humbasin formën e tyre dhe nuk do të kenë rrudha.

Varja e rrobave prej leshi apo trikotazh. Rrobat e bëra nga këto material nuk duhet të varen pasi hapen, ato duhet të thahen në një tavolinë ose në një sipërfaqe të sheshtë. Ju mund të vendosni një fletë nën to për të mbrojtur tryezën.

Gabime në ruajtje

Përdorimi i qeseve me  vakum për shumë kohë. Qeset plastike janë të mira për ruajtjen e rrobave për një kohë të shkurtër ose për transportimin e tyre, por ato mund të dëmtojnë rrobat tuaja nëse i përdorni shumë shpesh. Rrobat kanë nevojë për temperaturë natyrore dhe ventilim të mjaftueshëm që të mbajnë cilësinë dhe pamjen e fillimit.

Ruajtja e rrobave të pista. Mos i mbani këto rroba pasi larja e tyre mund të parandalojë riprodhimin e baktereve dhe të zvogëlojë shanset e paraqitjes së parazitëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për rrobat e sportit. Pas stërvitjeve ose palestrës, duhet të lani rrobat sa më shpejt që mundeni. Nëse e injoroni këtë rregull, veshja juaj sportive mund të humbasë cilësitë dhe pamjen e saj.

Ruajtja e trikove në dollap. Edhe në qoftë se gjeni varëse me madhësi të madhe nuk do të shmangni deformimin e rrobave tuaja. Për këtë arsye është më mirë nëse keni një raft të veçantë për tricot dhe pulovrat.

Lexo edhe: Rrobat e te porsalindurve, ja si t’i lajme pa perdorur detergjent



  1. 12 truke të veçanta se si të ruani rrobat tuaja në mënyrë që të rezistojnë më gjatë – Pergrate

    […] 12 truke të veçanta se si të ruani rrobat tuaja në mënyrë që të rezistojnë më gjatë ← 9 gjërat e domosdoshme për të cilat një grua që e do veten nuk duhet të kursejë Search for: […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kontakti lëkurë me lëkurë edhe...

Gjatë pandemisë së Covid-19, Shoqëria Italiane e Neonatologjisë (SIN) lëshoi ​​indikacione për të lejuar prindërit në njësitë e kujdesit intensiv neonatal të luanin një rol aktiv në mirëqenien e fëmijës...

Frymezuar nga qumeshti i gjirit!

Frymëzuar nga qumështi i gjirit! Aptamil Pronutra-ADVANCE Për më shumë se 40 vjet, skuadra e përbërë prej më shumë se 500 shkencëtarë dhe ekspertë të NUTRICIAS, ka qënë pioniere e...

Pelena ekologjike PINGO vjen tek...

Shëndeti i fëmijëve ka qenë, është dhe do të jetë, pa dyshim gjëja më e rëndësishme për të gjithë prindërit, por jo vetëm për ta. Duke marrë në konsideratë kërkesat e...

Foshnja po mbytej duke pirë...

Një grua po ushqente me gji me fëmijën e saj, kur papritmas vuri re vështirësi në frymëmarrje të foshnjës. Menjëherë njoftoi urgjencën të cilët praktikuan manovrën "Heimlich" për fëmijën. Punonjësit...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X