Mos i gudulisni fëmijët- është e rrezikshme

Gudulisja e fëmijëve mund të jetë e dëmshme më shumë sesa të sjellë humor të mirë.




0 0

Ndërsa shumë prej nesh mund ta sugjeronin gudulisjen, një studim ka treguar se 32% e të anketuarve raportuan se po kënaqeshin duke u gudulisur, 32% duke dhënë përgjigje neutrale dhe 36% thanë se nuk ju pëlqeu. Ne të gjithë jemi gudulisur të paktën njëherë kur kemi qenë fëmijë dhe gudulisjen e mendojmë si të jetë normale.

Duke analizuar hulumtime të ndryshme të kryera mbi këtë temë, Bright Side shpjegon pse duhet të kaloni gudulisjen dhe të gjeni një mënyrë tjetër për t’u argëtuar.

Vetëm për shkak se një fëmijë qesh nuk do të thotë ai është duke u kënaqur me gudulisjet tuaja.

Fëmijët, sidomos ata që gudulisen shpejt, nuk mund të ndalojnë të qeshurat edhe nëse e urrejnë absolutisht këtë gjë. Kjo e qeshur  reflektive u jep prindërve iluzionin se fëmija është në të vërtetë duke e shijuar këtë gjë ndërkohë që është e kundërta.

Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë në vitin 1997, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjesi lumturie njëlloj si ato që krijohen kur një njeri qesh kur është duke bërë shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm se personi që po guduliset është duke qeshur.

Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin.

Një person që guduliset humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtëruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të. Kur të rriturit gudulisin fëmijët, ata më së shumti e bëjnë këtë për t’u argëtuar, por kjo nuk do të thotë se rezultati nuk do të jetë i dëmshëm.

Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Miçiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe e qeshura që vijon është një mënyrë evolucionare për të treguar nënshtrimin.

Gudulisja është përdorur edhe për të torturuar njerëzit.

Gudulisja ka qenë prej kohësh e përdorur si një mënyrë e torturës. Gjatë dinastisë Han në Kinë, gudulisja ishte një mënyrë për të torturuar fisnikërinë pasi nuk linte asnjë shenjë dhe viktima mund të shërohej relativisht lehtë dhe shpejt. Ishte gjithashtu popullore në Japoni, ku japonezët madje krijuan një fjalë të veçantë për këtë: kusuguri-zeme, që do të thotë “gudulisje e pamëshirshme”.

Vernon R. Wiehe nga Universiteti i Kentakit studioi 150 të rritur të cilët u abuzuan nga vëllezërit e motrat e tyre gjatë fëmijërisë. Shumë nga subjektet e studimit raportuan se abuzim fizik kishte qenë edhe gudulisja.

Studimi arriti në përfundimin se gudulisja mund të shkaktojë reaksione ekstreme fiziologjike tek viktima, të tilla si të vjella dhe humbje të vetëdijes për shkak të pamundësisë për të marrë frymë.

Fëmija mund të mos jetë në gjendje t’ju thotë të ndaleni.

Gudulisja mund të shkaktojë të qeshura të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi që guduliset nuk mund të marrë frymë mjaftueshëm dhe as të thotë se është në një situatë të vështirë. Diçka që filloi si “argëtim” mund të shkaktojë komplikacione serioze mjekësore.

Gudulisja mund të shkaktojë probleme me besimin gjatë gjithë jetës.

Sipas Dr Alexander, gudulisja kundër vullnetit të dikujt mund të shkaktojë “dhimbje të madhe mendore”. Ndonjëherë kjo dhimbje mund të zgjasë për gjithë jetën.

Gudulisja gjatë fëmijërisë është një shkak për sfidat emocionale edhe tek të rriturit. Trauma mund të çojë në një situatë kur personi i prekur mund të ketë frikë kur njerëzit janë afër, të ndjehet i pasigurt madje edhe kur fle pranë një partneri të besuar.

Ka mënyra më të mira për t’ia thënë, “Unë të dua” fëmijës tuaj.

Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre, dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale. Dhe nëse për ndonjë arsye dëshironi ta gudulisni fëmijën, është e këshillueshme që të kërkoni leje nga ai. Prindërit duhet gjithmonë të pyesin para se ta prekin fëmijën ose të marrin vendime që prekin trupin e tyre.

Lexo edhe: Sa duhet të luaj me fëmijën për t’i mësuar vetëkontrollin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X