Sa duhet të luaj me fëmijën për t’i mësuar vetëkontrollin?

0 0

 

Mësimdhënia e vetëkontrollit të fëmijëve është çelësi për edukimin e tyre. Që fëmijët të kuptojnë se kur duhet të qëndrojnë ulur, kur nuk duhet të ndërpresin të tjerët, të kontrollojnë emocionet negative kur mërziten, janë thelbësore kur bëhet fjalë për marrëdhëniet shoqërore.

Studimet e mëparshme sugjerojnë se aftësitë jo të mira vetë-kontrolluese të fëmijëve parashikojnë rezultate shqetësuese kur rriten, duke përfshirë shëndetin e dobët fizik, normat më të larta të papunësisë dhe çështjet e shëndetit mendor. Por mos u frikësoni. Sipas hulumtimeve të reja, ekziston një mënyrë e lehtë dhe efektive për ta vendosur fëmijën tuaj në rrugën e duhur.

Prindërit që inkorporojnë lojëra të thjeshta dhe detyra të përditshme në kohëzgjatjen e duhur, i ndihmojnë fëmijët e tyre të mësojnë vetëkontrollin, thotë një studim i fundit nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re.

Sipas teknikës së studiuesve, prindërit duhet të luajnë 30 minuta çdo ditë me fëmijët e tyre lojëra të strukturuara si puzzle, dëgjim muzike, kërcim, hedhje me litar etj.

Nëpërmjet lojërave, fëmijët mësojnë se duhet të përqendrohen, të presin radhën e tyre, të planifikojnë lëvizjen e tyre të ardhshme dhe të menaxhojnë frustrimin ose zemërimin kur humbin ose kanë një rezultat të padëshiruar.

Gjashtëdhjetë familje me fëmijë në mes moshave 3 dhe 4 vjeçare morën pjesë në studim. Pas një ndjekjeje 12-mujore, u konstatua se metoda ishte shumë efektive në përmirësimin e sjelljes së fëmijëve. Kishte reduktime në hiperaktivitet, dhe agresivitet, dhe fëmijët mbajtën këto sjellje një vit më vonë, sipas raporteve të prindërve.

“Rezultatet tona tregojnë se prindërit që shpenzojnë rregullisht 30 minuta në ditë duke luajtur me fëmijët e tyre kanë të njëjtin efekt pozitiv në sjelljen e fëmijëve, duke përdorur teknika të menaxhimit të sjelljes”, thotë autori kryesor Dione Healey.

Sjellja e të vegjëlve tuaj është e ndërlikuar. Nuk ka asnjë dyshim që do t’ju testojnë durimin, por mbani mend që po nxisni aftësi jetësore që do t’i sjellin dobi në vijim.

Lexo edhe: Nga gudulisja tek disiplina, keto jane 7 gjerat qe nje nene duhet te beje cdo dite me femijet e saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X