Kujdestarja për fëmijën: Vendosja e rregullave bazë

0 0

Vendosja e linjave të qarta të komunikimit që në fillim, ndihmon që marrëdhënia juaj me kujdestaren e fëmijës të shkojë më së miri. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur kujdestarja është gjithashtu një anëtare e familjes.

Sigurohuni që të krijoni një komunikim të tillë ku mund të shkëmbeni pyetje, komente dhe shqetësime. Në fund të fundit, nëse i besoni të afërmes suaj aq sa duhet për t’i lënë fëmijën që të kujdeset, ndoshta ajo mund të ketë ide dhe sugjerime që kontribuojnë në rritjen e shëndetshme të të voglit tuaj.

Ajo po ju siguron gjithashtu një shërbim që për ju është i vlefshëm,  ndoshta duke hequr dorë nga shumë gjëra të tjera në jetën e saj.

“Ne qëllimisht nuk i kërkuam nënës sime të kujdesej për fëmijën me orar të plotë sepse respektojmë mënyrën e jetesës së saj”, thotë anëtarja e BabyCenter Jean Santiago. “Ajo është e ve dhe i pëlqen të udhëtojë dhe është shumë e zënë shumicën e kohës. Ne e dinim se nëse do t’i duhej të vëzhgonte djalin tonë me të vërtetë do të privohej nga liria e saj”.

Por nëse nëna juaj, babai apo ndonjë anëtar tjetër i familjes është i gatshëm t’i kushtojë pak kohë mirëqenies së fëmijës suaj, duhet të njihni dhe të vlerësoni bujarinë e tyre. Kjo mund të ndihmojë që ju të bëni një marrëveshje me të. Diskutoni orët, kohën që do të kalojë jashtë, dhe çdo gjë tjetër që ju vjen në mendje. (Asgjë nuk është shumë e vogël apo e parëndësishme.)

Ju mund të ndiheni jokomode nëse do të nënshkruani një kontratë me një anëtar të familjes, por një marrëveshje informale mund t’i bëjë gjërat më të qarta për të dyja palët.

Sigurohuni të flisni për:

  • Filozofinë e mënyrës se si doni që fëmija të marrë kujdesin.
  • Nëse jeni të kënaqur që keni si kujdestar për të vegjlit tuaj një të afërm, gjasat janë që të dyja palët të keni pikëpamje të ngjashme mbi rritjen e fëmijëve.

“Në përgjithësi, më pëlqen se si vajza ime po rrit fëmijët e saj,” thotë Susan Klee, e cila është kujdesur për mbesat e saj një herë në javë, për katër vjet. “Unë jam dakord me çdo gjë që ajo dëshiron dhe nëse nuk pajtohem, thjesht nuk them asgjë, bëj gjërat ashtu siç vajza ime dëshiron”.

Edhe nëse i afërmi juaj apo e afërmja ndan mendime të ngjashme, është e rëndësishme të tregoheni të qartë në mënyrën se si do të donit që disa gjëra të trajtohen duke përfshirë:

  • Disiplinën. Përshkruani disa skenarë për të afërmin tuaj në mënyrë që ai ta kuptojë qasjen tuaj. Për shemnull tregojini se e kupton qasjen tuaj. Për shembull, tregojini asaj se kur inatoseni përpiqeni të qetësoheni pak dhe pastaj veproni. Bëjini të ditur se ju nuk e godisni kurrë fëmijët tuaj. (Kjo mund të jetë një çështje veçanërisht e vështirë për t’u diskutuar me një anëtar të familjes.) Jini të hapur ndaj ideve të saj, por bëni preferencat tuaja të qarta.
  • Diskutoni si, kur dhe çfarë doni që fëmija juaj të hajë. Për shembull, nëse fëmija juaj është i vogël, bëjini të qartë se nuk do t’i jepni ushqim të ngurtë deri në një moshë të caktuar. Nëse keni një fëmijë pak më të rritur, bëni një listë me ushqimet e pranueshme dhe ato jo të pranueshme.
  • Kur fëmija juaj duhet të rrijë zgjuar, për sa kohë. Nëse duhet ose jo të flejë pasdite. Sqarojini të afërmit tuaj për të marrë zakonet e gjumit të fëmijës dhe sigurohuni që fëmija juaj të ketë një vend të qetë, të sigurt dhe të pastër për të pushuar gjatë ditës.
  • Të qarat. A e lini fëmijën tuaj të qajë para se ta vini për të fjetur, apo e dërgoni menjëherë në shtrat. Sa kohë duhet që i afërmi juaj ta lerë fëmijën të qajë para se të futet në dhomën e tij për ta ngritur nga krevati. Shumë njerëz kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë temë, kështu që trajtoheni gjatë këtë bisedë.
  • Koha e lojërave. Jepini të afërmit tuaj një listë të lodrave dhe aktiviteteve të pranueshme. Përfshini udhëzime për kohën që duhet të kalojë fëmija para ekranit të televizorit apo telefonit. Nëse i afërmi juaj kujdeset për fëmijën tuaj në shtëpinë e tij, jepini lodra, libra dhe lojëra me të cilat dëshironi që fëmija juaj të luajë.

Nëse i afërmi juaj nuk pajtohet me metodat tuaja, zgjidhni debatet tuaja me kujdes. Duhet të vendosni se cilat çështje janë më të rëndësishme për ju.

“Duhet t’i bëjmë të qartë kërkesat tona në kohën e duhur,” thotë Lisa Mihaly, vajza e Susan Klee. “Ju duhet të zgjidhni çështjet tuaja. Nëna ime i jep vajzës sime për të ngrënë bukë më shpesh sesa unë, për shembull, por kjo është në rregull. Vogëlushja ime ka nevojë për dikë në jetën e saj që të kujdeset për të në mënyrë të tillë.

Mund t’ju ndihmojë gjithashtu për të diskutuar problemet dhe shqetësimet që keni, duke vënë veten në vend të fëmijës. Në vend që të thoni “Nuk më pëlqen ajo që po bën”, provoni të thoni “Johnny është kaq aktiv, mendoj se duhet të luajë jashtë më shpesh”.

Natyrisht, strategji të ndryshme funksionojnë në familje të ndryshme. ”

Për të vendosur rreth marrëdhënies prind-kujdestare, shpjegoni më parë sesi do t’i parashtroni pyetjet dhe shqetësimet. Ju mund të bëni një bisedë të shpejtë dhe të menjëhershme në fund të çdo dite ose të planifikoni një takim javor ose mujor më formal.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X