Mos e provoni kurrë trendin e tatuazheve, rrit rrezikun e kancerit

Trendi me i fundit i tatuazheve eshte te dukeni sikur ju ka djegur dielli. Mos e provoni, eshte proces shume i demshem per lekuren, duke e vene ne rrezik ndaj kancerit.




0 0

Herë pas here disa trende që bëhen virale në rrjetet sociale, paraqesin kërcënime të mëdha shëndetësore. Tatuazhet që duken si djegie nga dielli janë trendi më i fundit viral që kurrë nuk duhet ta provoni. Seriozisht, kurrë!

Për të bërë një tatuazh të tillë, njerëzit vënë stencil në lëkurën e tyre dhe pastaj dalin jashtë në diell pa ndonjë krem mbrojtës. Si përfundim, do të keni një dizajn në formën e djegies së diellit në lëkurën tuaj, si një tatuazh të përkohshëm.

Kjo duket si një kënaqësi e padëmshme verore. Por këto tatuazhe janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund t’ju vënë në rrezik serioz të kancerit të lëkurës.

“Në mënyrë që të jetë e dukshme, duhet të dëmtohet indi përreth sa të jetë e mundur, deri kur të djegë,” tha Rachel Nazarian një dermatologe në Nju Jork.

“Mbajtja e zonës pa krem mbrojtës nga dielli do të dëmtojë ADN-në në qelizat tuaja të lëkurës”, thotë mjekja. “Jo vetëm që do të përshpejtoni plakjen e parakohshme të lëkurës, por gjithashtu do të jeni në rrezik për kancerin e lëkurës”.

Pra, dëgjoni këta dermatologë dhe mos e ndiqni modën e tatuazhit të diellit. Në vend të kësaj, tregojini lëkurës suaj shumë dashuri duke e mbrojtur me kremin e duhur çdo ditë, pa përjashtim.

Për t’u siguruar që ju jeni të mbrojtur siç duhet, përdorni krem rreth 30 minuta para se të dilni në diell dhe riaplikojeni çdo 80 minuta.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X