Rreziqet nga tatuazhet, shumë e rëndësishme ngjyra e tyre

0 0

 

Tatuazhet janë një modë për të gjitha moshat, por veçanërisht në mesin e adoleshentëve, por ato mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin. Në dy të tretën e rasteve mjekët raportojnë efekte anësore pas ekzekutimit të tatuazheve. Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj rrezatimit diellor në pikën ku është bërë tatuazhi, por edhe reaksione alergjike, kruajtje dhe djegie janë të shpeshta. Alarmi është ngritur nga ekspertët evropianë në Akademinë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venereologjisë, të mbajtur kohët e fundit në Paris, të cilët kanë kërkuar të forcojnë legjislacionin mbi ngjyrat që përdoren për tatuazhet.

Siguria nuk është kurrë e tepërt

Rregulloret e sigurisë tashmë janë aktive, por kanë të bëjnë vetëm me rregullat e higjienës që duhet të miratohen në studiot e tatuazheve për të parandaluar infeksione të mundshme. Por kjo nuk mjafton, sepse edhe ngjyrat mund të jenë të rrezikshme. Me kërkesën e Komisionit Evropian, Echa (Agjencia Evropiane e Kimikateve) ka përgatitur dy propozime për të bërë përbërjen e ngjyrave të përdorura për tatuazhet më të sigurt. Megjithatë, këto janë ende masa të pamjaftueshme për të garantuar bojëra të sigurta pa asnjë rrezik të toksicitetit. Për të kufizuar efektet afatgjata toksike dhe kancerogjene, nevojiten masa rigoroze dhe metoda të përshtatshme analitike. Ekspertët kërkojnë që bojërat e tatuazhit të përmbushin të paktën të njëjtat standarde të sigurisë të miratuara për produktet kozmetike.

Ndotja dhe metalet e rënda

Në pigmente me ngjyrë mund të jenë të pranishme gjurmë të metaleve të rënda nano-grimcuar, të cilat duke hyrë në lëkurë mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore. Ngjyra sintetike për tatuazhet mund të nxjerrë amina aromatike dhe hidrokarburet aromatike policiklike që mund të kenë efekte kancerogjene. Kur vendosni të bëni një tatuazh, atëherë duhet të kontrolloni gjithashtu përbërjen e ngjyrave dhe origjinën e tyre.

A e dini se?

Ngjyrat më të rrezikshme janë e verdha, e kuqja dhe nuancat e tyre të ndryshme; vëmendje edhe për të zezën me origjinë inorganike që mund të përmbajnë hidrokarburet aromatike policiklike.

Lexo edhe: Humbi femijen dhe u paralizua per shkak te nje tatuazhi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X