Mendohuni mirë para se të bëni një tatuazh, është e vështirë t’i fshini

0 0

 

Thuhet se tatuazhet janë përgjithmonë. Por kjo nuk është e vërtetë, pasi ekzistojnë metoda për heqjen e tatuazheve. Megjithatë duhet të mbani mend se procesi i heqjes së një tatuazhi nuk është i lehtë, prandaj duhet të mendoheni mirë para se të bëni një të tillë.

E lehtë nëse është i vogël dhe i errët

Për të eliminuar një tatuazh nevojitet një dermatolog i specializuar për heqjen me lazer dhe disa seanca në varësi të madhësisë dhe ngjyrës së tatuazhit. Në përgjithësi është më e lehtë të hiqen tatuazhet e vogla, lineare dhe të errëta, sepse lazeri është më efektiv në ngjyra të tilla si për shembull e zeza dhe bluja.

Nga ana tjetër, është më e vështirë, edhe pse jo e pamundur, të heqësh tatuazhet e mëdha, sepse ata kanë nevojë për pajisje me një gjatësi vale specifike dhe një numër më të madh seancash. Ju mund të eliminoni tatuazhe në të gjitha pjesët e trupit.

Keni nevojë për lazer

Sesionet për heqjen e tatuazheve duke përdorur lazer zgjasin mesatarisht 10-15 minuta dhe kryhen çdo 2 muaj. Ato mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe në fund të çdo sesioni, për disa ditë, lëkura mund të duket e kuqerremtë, me kore dhe fshikëza. Zakonisht, një krem antibiotik aplikohet për të zbutur dhe zgjidhur këto probleme. Por kini kujdes të mos i kryeni këto seanca në verë sese mund t’ju lënë shenja të përjetshme. Gjithmonë mbroni lëkurën ku keni aplikuar rrezet lazer.

Ta dini!

Sa më i madh të jetë një tatuazh, aq më shumë seanca nevojiten për ta fshirë.

Lexo edhe: A mund te bejme tatuazhe nderkohe qe jemi femijen me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X