Beni kujdes me tatuazhet ne plazh!

0 0

Kujdes nëse keni apo po mendoni të bëni në trupin tuaj një tatuazh të përkohshëm me hene (lloj boje). Ato janë të bukura dhe nuk shkaktojnë dhimbje por mos mendoni se janë të padëmshëm. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of environmental research and public health”m këto tatuazhe janë ndër shkaqet e shfaqjes të dermatitit dhe ndërkaq duhet të tregoni kujdes edhe ndaj materialeve të skaduara që mund të përdoren nëse nuk kryhen në një studio tatuazhesh.

Hene mund të shkaktojnë reaksion alergjik dhe më shumë se kaq…

Kjo bojë mund të shkaktojë alergji në lëkurë të shoqëruara edhe me temperaturë, dhe në disa raste të tjera mund të shkaktojnë reaksion në lëkurë pas 72 orësh nga kryerja si pasojë e substancave që ndodhen në hene.

Cila substancë është përgjegjëse?

Hene njihet si një bojë natyrale por edhe pse është kështu, një substancë e quajtur para-fenilendiammina është e rrezikshme. Ajo shtohet në hene për ta bërë ngjyrën më të errët dhe më të qëndrueshme. Tatuazhet e përkohshme mund të shkaktojnë fryrje dhe skuqje të lëkurës, dhe tek ata persona që kanë lëkurë më të ndjeshme mund të shkaktojë edhe dermatit.

Nëse tashmë ju është shfaqur një reaksion duhet të flisni me mjekun dhe me shumë mundësi do t’ju japë një kurë me kortizon dhe antistaminikë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X