Humbi fëmijën dhe u paralizua për shkak të një tatuazhi

0 0

 

Luisa Fernanda Buitrago 16 vjeçare, kishte vendosur të bënte një tatuazh nën gjoksin e djathtë, pavarësisht se ishte shtatzënë. Ekspertët zakonisht nuk e rekomandojnë prekjen e lëkurës gjatë shtatzënisë, edhe pse normalisht efektet e dëmshme të mundshme të tatuazhit gjatë shtatzënisë nuk janë aq serioze.

Pas tatuazhit, vajza filloi të ndiejë dhimbje në këmbë, si dhe shfaqjen e një sërë problemesh fizike që kurrë më parë nuk i kishte pasur. Ajo iu nënshtrua disa vizitave të specializuara që konfirmuan faktin se adoleshentja kishte pësuar një infeksion të keq.

Ja çfarë ndodhi

Luisa është sulmuar nga një bakter që tashmë e ka lënë të paralizuar për gjithë jetën. Përveç kësaj, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të pastruar gjakun e infektuar, gjë që shkaktoi një abort.

Luisa kishte guximin të tregonte historinë e saj të tmerrshme në një video në Facebook, ku shpjegonte arsyet që çuan në humbjen e fetusit:

“Në atë pikë ilaçet ishin shumë dhe fetusi nuk mundi t’i përballonte”.

Gruaja e re, e cila po i rikthehet ngadalë jetës së saj, po ashtu tregon për rënien në një periudhë depresioni, për shkak të tronditjes që përjetoi.

“Situata ishte shumë e vështirë kur neurokirurgu më tha “ti nuk do të ecësh më”, sepse në realitet një grua e re në karrocë nuk mund të bëjë asgjë. Për gjithçka që bëj kam nevojë për ndihmë, unë nuk mund të bëj asgjë vetëm. Nuk jam e pavarur, madje edhe gjatë natës duhet të kem dikë në dispozicion për ndonjë problem.

Por paaftësia për të lëvizur nuk e ka penguar Luisën të realizojë ëndrrat e saj: vajza sapo është diplomuar dhe dëshiron të bëhet një inxhiniere mjedisi.

Ndërkohë, në tetor, ajo do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje që mund t’ i rikthejë aftësinë për të ecur.

Lexo edhe: Tatuazhet dhe pirsing ne shtatzani, a mund t’i beje nje grua?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X