Tatuazhet dhe pirsing ne shtatzani, a mund t’i beje nje grua?

0 0

Shumë prej jush ndoshta mendojnë ta bëjnë një në shtatzani. Por a është e rrezikshme kjo gjë? E dëmton shëndetin e nënës dhe fëmijës tatuazhi apo pirsing? Pesë përgjigjet që do t’ju largojnë cdo dyshim!

A duhet të hiqet pirsing gjatë shtatzanisë?

Nëse nuk ju krijojnë bezdi dhe nuk shkaktojnë dhimbje nuk keni pse të shqetësoheni. Një vath i vendosur në vesh apo hundë nuk ka lidhje me shtatzaninë (nëse është vendosur para se të ngjizej fëmija). Përsa i përket atij të vendosur në kërthizë është çështje subjektive. Gjatë një lindje me operacion duhet të hiqet patjetër.

Mund të bëjnë tatuazh apo pirsing gjatë shtatzanisë?

Sigurisht që jo! Nëse do të çpoheni me gjilperë rreziku për t’u shfaqur infeksion do të jetë tepër i lartë. Por jo vetëm kaq, si pasojë e rritjes hormonale mund të shkaktohen reaksione që në gjendje normale nuk ndodhin.

Është e vërtetë që tatuazhi në shpinë nuk e lejon kryerjen e epiduralit?

Jo, por kjo varet edhe nga anestezisti. Në vija të përgjithshme, kjo procedurë konsiderohet si problematike pasi gjilpëra që hyn në kurriz mund të fusë në trup edhe pjesë të vogla boje që shkojnë në palcën kurrizore dhe mund të dëmtojnë shëndetin e nënës.

A mund të ushqej me gji nëse kam një pirsing në gjoks?

Kjo është tepër e rrezikshme. Fëmija mund ta gëlltisë në çdo moment, por mund edhe të shkaktojë dhimbje tepër të mëdha tek nëna. Pra, me lindjen e fëmijës duhet të hiqni të gjithë vathët që mund të keni në gjoks!

Si do të ndryshojë tatuazhi im pas shtatzanisë?

Nëse keni një tatuazh në bark, gjoks me siguri po mendoni si do të ndryshojë ai pas lindjes. Kjo varet nga elasticiteti i lëkurës, nga mosha e gruas, nga pesha e marrë në shtatzani. Në vija të përgjithshme mund të themi se tatuazhi do të pësojë zgjerime deri diku të vogla, që mund t’i rregulloni në momentin që do të keni mundësi.

Lexo edhe: A mund te bej botoks kur jam shtatzane?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X