Duke i peshuar fëmijët kur futen në shkollë, është shumë vonë për t’u kujdesur për kilet e tyre.
Një studim i publikuar nga Mail Online mbi obezitetin e fëmijëve thotë se pesha e të vegjëlve dhe modelet e rritjes së tyre duhet të krahasohen para se të fillojnë shkollën.
Gjithnjë e më shumë fëmijë tashmë janë mbipeshë ose obezë deri në përfundim të shkollës fillore.
Hulumtuesit kanë analizuar hulumtime që përfshijnë 729,000 fëmijë në mbarë botën për të parë modelet e rritjes, të lidhura me rrezikun e mbipeshës ose obezitetit.
Ata zbuluan se modelet e rritjes së hershme tek fëmijët mund të kenë një ndikim në mundësinë për të qenë mbipeshë më vonë.
Studiuesit thonë se duke e matur peshën e fëmijëve vetëm dy herë gjatë viteve të tyre shkollore i vendosim ata në një rrezik më të lartë për t’u bërë obezë.
Mail Online shkruan se fëmijët duhet të peshohen që nga mosha 2 vjeçare.
Hulumtuesit bënë 46 studime duke parë peshën e fëmijëve të ndryshëm të moshave të ndryshme.
Studiuesit thanë se ata identifikuan 2 modele themelore të rritjes së fëmijërisë që tregonin se mund të rritej mundësia për obezitet më vonë:
- rritjen e hershme e peshës së trupit ku përfshiheshin fëmijët që ishin mbipeshë që nga foshnjëria
- rritja e mëvonshme e peshës së trupit ku përfshiheshin fëmijët që kishin shtuar peshë në fillim të fëmijërisë, në moshën 2 deri në 3 vjet
Fëmijët të cilët kishin shtuar peshë në moshën 4-5 vjeçare u klasifikuan si në rrezik “normal” për t’u bërë mbipeshë.
Studimi përfshinte fëmijë të moshave të ndryshme nga Kina, Japonia, Irani, Kameruni dhe Evropa.
Hulumtuesit treguan se modelet e rritjes së fëmijëve “ndryshojnë brenda popullatave ose nga njëra populaltë tek tjetra, njëlloj siç ndryshojnë edhe me kalimin e kohës”.
Por shqetësimi i tyre kryesor është se matjet e njëpasnjëshme të peshës tek fëmijë të ndryshëm në mosha të ndryshme nuk tregojnë se si ndryshon pehsa e përgjithshme e një fëmije teksa rritet, por jep një mesatare për secilën grupmoshë.
Ata paralajmëruan gjithashtu se të dhënat e fundit për grupmoshën [4-11 vjeç] mungojnë nga shumë prej vendeve që kanë indeksin më të lartë të obezitetit në botë dhe nevojiten për të vlerësuar rrezikun global të obezitetit.
Lexo edhe: 5 vakte ne dite mbrojne femijet nga obeziteti
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu