5 vakte në ditë mbrojnë fëmijët nga obeziteti

0 0

 

Ka pak rregulla për të luftuar mbipeshën te fëmijët, por duhet të ndiqen me përpikmëri. Sipas ekpertëve të shëndetësisë çelësi është ngrënia e 5 vakteve të rregullta çdo ditë.

5 vakte në ditë

Fëmijët duhet të sigurojnë të gjithë përbërësit e domosdoshëm në trup: karbohidratet, proteinat, lipidet, fibrat, vitaminat dhe mineralet, në një përqindje që ndryshon në varësi të kohës së ditës.

Mëngjesi mbron fëmijët nga obeziteti

Ky vakt kurrë nuk duhet të mungojë, sepse luan një rol themelor në kundërveprimin e obezitetit fëmijënor. Ushqimet e sugjeruara janë: bukë dhe mjaltë, marmalatë, drithëra, biskota. Çdo gjë duhet të shoqërohet me një filxhan qumësht ose kos të bardhë, por mund të konsumohet edhe lëng frutash apo perimesh të freskëta.

Vakti para drekës

Ky vakt ka për detyrë të sigurojë energji, të jetë i lehtë për t’u tretur dhe i larmishëm çdo ditë të javës.

Dreka

Dreka përfaqëson vaktin më të rëndësishëm të ditës, sepse sjell 40% të totalit të kalorive të përditshme. Mund të përbëhet nga një pjatë e parë, një e dytë, me perime të papërpunuara ose të gatuara dhe bukë, ose një pjatë e vetme, e shoqëruar me bukë.

Pasditja

Konsumi i diçkaje pasdite është shumë i rëndësishëm për të luftuar obezitetin. Mund të jetë një ushqim i ëmbël ose i kripur, por rëndësi ka të ketë diferencë rreth 3 orë me vaktin e darkës, për të lehtësuar procesin e tretjes.

Darka

Duhet të jetë e thjeshtë dhe e lehtë. Duhet të përmbajë një pjesë adekuate të karbohidrateve, të shoqëruara ose të kombinuara me një pjesë të proteinave.

Lexo edhe: Ushqyerja ne femijeri, bazat per nje te ardhme te mire






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X