Ushqyerja e femijes, cfare rendesie kane dritherat?

0 0

Në momentin që fillon ushqyerja e fëmijës, një prej ushqimeve më të rëndësishme të cilat i japin atij shumë energji dhe vlera ushqyese janë drithërat.

Drithërat e para: mund të fillohen nga muaji i 5-6. Drithërat janë në formën e miellit, të cilat mund të përgatiten me ujë, qumësht ose lëng perimesh/mishi/peshku. Është e rëndësishme që nëna të respektojë udhëzimet e paketimit në lidhje me masat, në mënyrë që kremi i përftuar të jetë lehtësisht i tretshëm për fëmjën.

Shumë energji: drithërat i japin fëmijës energjitë e duhura për të qëndruar ulur ose ecur këmbadorazi. Rreth 50% e energjisë ditore të fëmijës merret nëpërmjet karbohidrateve komplekse që gjenden pikërisht tek drithërat.

Cilat janë masat?

Këshillohet që prezantimi i drithëave të bëhet në mënyrë graduale në varësi të peshës dhe moshës së fëmijës, në mënyrë që të mos e mbingarkoni organizmin e tij. Edhe pse për këtë duhet të pyesni mjekun, po ju paraqesim disa të dhëna në vija të përgjithshme:

Fillimi i ushqyerjes: 15 gram drithëra (5-6 muajsh);

6-8 muajsh: 20-25 gr drithëra;

9-10 muajsh: 25-30 gr drithëra.

Momenetet e para

Fillimisht duhet t’i jepni fëmijës drithëra që nuk përmbajnë gluten, në mënyrë që të reduktoni rrezikun e shfaqjes sëalergjive dhe intolerancave.

Cilat janë ato?

Mielli i orizit: është ideali për organizmin e pazhvilluar mirë të fëmijës.

Mais&Tapioca: ka një shije më të ëmbël dhe ruan butësinë gjatë gjithë kohës së ushqyerjes.

Po më pas?

Mund të vazhdohet ushqyerja me përdorimin e drithërave të përziera dhe konkretisht përzierjes së: orizit, tërshërës, misrit, elbit, grurit.

Lexoni dheKur mund të filloni tu jepni drithera fëmijve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X