Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me të miturit? Flet bashkëpunëtori i tij

0 0

 

Michael Jackson kohët e fundit po përflitet shumë për abuzimet seksuale ndaj të miturve, pas dokumentarit “Leaving Neverland”. Dhe tani, producenti i muzikës së Jackson, Rudi Dolezal, ka folur rreth këtyre thashethemeve, për të cilat thotë se mund të jenë të vërteta.

“Unë besoj pothuajse çdo fjalë. Është punë e shkëlqyer”, tha Dolezal për dokumentarin, në të cilin dy burra, James Safechuck, 40 vjeç dhe Wade Robson, 36, përshkruajnë se si Jackson abuzonte seksualisht me ta kur ishin fëmijë.

Ndërsa fansat besnikë të mbretit të popit i kanë quajtur gënjeshtarë dy personazhet e dokumentarit, madje disa planifikojnë t’i padisin ata.

Drejtori dhe producenti austriak, i cili së pari ka punuar me Jackson, kur filmoi turneun “Dangerous” në Mynih në vitin 1992, tha se është e lehtë të kuptohet pse dy viktimat fillimisht i mohonin abuzimet.

“Askush nuk do ta ndalonte Majkëllin. Është e vështirë të besohet se një ikonë është abuzues”, shpjegoi ai.

Dolezal e pranoi “Më vjen keq për Majkëllin”, duke cituar se si babai i këngëtarit i mësoi atij të kërcente kur ishte 4 vjeç duke e dhunuar me një plitë të nxehtë sobe nga këmbët.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi bashkëpunëtorin e tij ta quante përdhunues dhe tërësisht përgjejgjës për këtë prishje që po i bëhet imazhit të tij.

Dhe Dolezal nuk është i vetmi që merr një qëndrim kundër Mbretit të Popit lidhur me këtë temë kaq delikate.

Lexo edhe: Femijet, sekretet dhe si t’i mbrojme nga abuzimi seksual






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X