Fëmijët, sekretet dhe si t’i mbrojmë nga abuzimi seksual

0 0

Mbajtja e sekreteve

Është e rëndësishme që fëmijët të mos mbajnë kurrë sekrete, por kur ju i thoni se diçka duhet të jetë sekret, kjo gjë i ngatërron ata, veçanërisht fëmijët e vegjël. Nëse fëmija doli me babin për të blerë një dhuratë për ditëlindjen e mamit, dhe kjo gjë nuk duhet t’i tregohet mamit, a kemi të bëjmë me një sekret apo jo?

Sekretet dhe surprizat: Dallimi

Ju mund të shpjegoni se ky lloj sekreti është një surprizë. Një surprizë është lloji i sekretit që duam që të zbulohet vetëm në momentin e fundit, si rasti i ditëlindjes së mamit.

Sekretet rreth prekjes ose forma të tjera të abuzimit seksual nga ana tjetër janë sekrete që shkelësit duan që fëmijët t’i mbajnë përgjithmonë dhe ata do të ushtrojnë presion mbi fëmijët që ta mbajnë abuzimin të fshehtë.

Sekretet rreth abuzimit seksual

Fëmijët duhet të dinë se kurrë nuk duhet të mbajnë sekrete që shkelin rregullat e sigurisë për pjesët private të trupit. Ata duhet t’i tregojnë një të rrituri sa më shpejt që të munden. Sigurojuni fëmijëve tuaj se nuk është e gabuar të thyejnë një premtim për të mos treguar një sekret të tillë.

Sigurojuni fëmijëve se kurrë nuk është tepër vonë për t’i treguar dikujt për këtë lloj problemi. Kjo i inkurajon fëmijët që të ndihen të sigurt në zbulimin e abuzimit, edhe nëse ka kaluar për një kohë.

Tregojuni fëmijëve të vazhdojnë t’u tregojnë të rriturve të besuar derisa dikush t’i besojë ato. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se nëse personi i parë që ata i tregojnë nuk i beson, ata duhet t’i tregojnë dikujt tjetër dhe të vazhdojnë të tregojnë derisa dikush t’i ndihmojë.

Lexo edhe: Sekretet demtojne shendetin dhe karrieren

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X