Sekretet dëmtojnë shëndetin dhe karrierën

0 0

Mbajtja e sekreteve mund të dëmtojë shëndetin dhe karrierën tuaj.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbias kryen dy anketime të cilat identifikuan 38 sekrete të përbashkëta dhe zbuluan se vetëm të menduarit rreth tyre mund të ketë efekte të dëmshme në mirëqenien tonë. Studimi zbuloi se mbajtja e këtyre sekreteve për vete mund të ndikojë edhe në performancën në punë.

Ata zbuluan se 96 përqind e pjesëmarrësve në studim po mbanin një sekret. Ata u pyetën se sa herë mendonin për sekretin kur u duhej ta fshihnin dhe jo vetëm. Rezultatet treguan se njerëzit mendonin pa dyshim për sekretin e tyre dy herë më shumë dhe në këto raste pjesëmarrësit përmendën përkeqësimin e gjendjes së tyre duke provokuar ankth dhe duke i bërë ata të dyshojnë në origjinalitetin e tyre.

“Njerëzit parashikojnë se kur kanë një sekret, thjesht do ta ruajnë atë dhe do të ecin përpara. Por ata nuk mendojnë se sekretet do t’ju vijnë në mendje në mënyrë të pavullnetshme”, shpjegoi Michael Slepian, bashkëautor i studimit.

Mbajtja e sekreteve gjithashtu mund të ndikojë rëndë në nivelin tuaj të përqendrimit, shpjegon Malia Mason, bashkautore e studimit, gjë që mund të ndikojë më vonë në karrierën tuaj.

Disa nga 38 sekretet më të zakonshme të identifikuara përfshinin:

  • Dëmtimi i një personi tjetër, emocionalisht ose fizikisht;
  • Përdorimi i lëndëve ilegale;
  • Të pasurit një zakon apo varësi;
  • Vjedhja e diçkaje;
  • Angazhimi në diçka të paligjshme, përveç drogës ose vjedhjes;
  • Dëmtimi fizik i vetes;
  • Abort;
  • Një përvojë traumatike (përveç atyre të mësipërme);
  • Gënjeshtra e thënë dikujt.

Lexo edhe: Si ndikojne sekretet ne marredhenien tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X