Pse nuk duhet t’i detyroni fëmijët të puthin të tjerët

0 0

Shumë shpesh prindërit, gabimisht, pothuajse i detyrojnë fëmijët e tyre që t’i japin një puthje një shoku ose një të afërmi.

Pse duhet të shmanget?

Katia Hetter, një nënë blogere, donte të tregonte historinë e saj me të gjitha gratë e tjera. Të ballafaquar me refuzimin e vajzës së saj për të puthur gjyshen, ajo kuptoi se ndoshta detyrimi i të vegjëlve në këtë praktikë pothuajse mund të jetë kundërproduktive.

Dëshmia e një nëne

Katia thekson se nuk është as vrazhdësi, as keqdashje, por thjesht menaxhim i trupit dhe kontaktit fizik me njerëz të tjerë, pak a shumë të huaj. Fëmijët duhet të bëhen të vetëdijshëm për gjestet e tyre dhe nëse i detyroni të përqafojnë apo puthin të tjerët pa dëshirë, mund të keni një ndikim negativ në rritjen emocionale dhe personale.

Pasojat

Pasojat ekstreme të këtyre sjelljeve mund të jenë më serioze te fëmijët më të ndjeshëm, të cilët mund t’i nënshtrohen gjinisë tjetër ose mund të bëhen viktima të abuzimit seksual. Trupi i një personi tjetër, thekson nëna, nuk është objekt dhe prandaj nuk mund të detyrohet në asnjë mënyrë.

Çfarë duhet të bëni?

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që nëna dhe babai të edukojnë fëmijët e tyre në respektin e të tjerëve, por, mbi të gjitha, për veten e tyre. Për të krijuar një kontakt fizik me një person tjetër nuk është e nevojshme të putheni patjetër, mjafton edhe një shtrëngim dore.

Secili prej nesh ka lirinë për të vendosur se çfarë të bëjë me trupin e tij. Edhe një i mitur.

Lexo edhe: Pakenaqesia me trupin fillon qe ne moshe te vogel, mbroni femijet tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X