Për studiuesit suedezë fëmijët e porsalindur konsiderohen ndër 28 krijesat më misterioze në botë. Nisur nga ky mendim, ata kanë studiuar për një kohë të gjatë një bebe të sapo dalë nga barku i nënës, gjë e cila ju ka dhënë atyre një vizion të qartë në lidhje me reagimin që ata bëjnë gjatë 70 minutave të para të jetës.
Minuta 1: fëmija qan dhe bën një ulëritje të madhe e cila e ndihmon “të zgjojë” mushkëritë.
Minuta 2: pasi ka qarë fëmija qëndron i qetë dhe i palëvizur mbi gjoksin e nënës. Ky veprim sipas studiuesve konsiderohet si një mënyrë për t’u mbrojtur nga “sulmuesit”.
Minuta 2.5: fillon të hapë sytë për herë të parë, lëviz kokën dhe gojën.
Minuta 8: bebi bëhet më aktiv. I mban sytë hapur për 5 minuta ose më shumë. Në këtë fazë aktive fëmija duket i interesuar ndaj ushqimit, shikon për gjoksin e nënës dhe lëviz duart drejt gojës.
Minuta 18: ajo çfarë ndodhi deri tani e lodhi, është momenti për të pushuar pak.
Minuta 36: fëmija ndihet më energjik dhe fillon të lëvizë duke kërkuar edhe gjirin e nënës. Ai e gjen atë falë nuhatjes.
Minuta 62: fëmija merr sasi të vogla kulloshtre. Prodhimi i qumështit stimulohet jo vetëm nga thithja e fëmijës por edhe nga kontraktimet e uterusit të cilat do ta ndihmojnë të rikthehet në përmasat që kishte para shtatëzanisë.
Minuta 70: fëmijën e zë gjumi.
Bebi dhe gjidhënia
Të gjithë studiuesit mbështesin se fëmija duhet të vendoset menjëherë në barkun e nënës në mënyrë që të kërkojë gjirin. Ata mbështesin gjithashtu se prekja e pjesës së poshtme të gjirit nga ana e fëmijës do të favorizojë ushqyerjen e mirë me gji. Kjo është një praktikë që duhet të përdoret nga të gjitha strukturat spitalore, si edhe të favorizohet edhe nga vetë nëna.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu