Meditimi si teknikë për të larguar stresin, a funksionon vërtet?

0 0

Meditimi dhe të menduarit pozitivisht. Pai kalimit të periudhave të vështira, sidomos gjatë asaj të karantinës, teknikat e relaksimit konsiderohen si ilaçi për të gjitha sëmundjet e mendjes: depresioni, ankthi dhe stresi. Por nuk është ashtu. Sipas rishikimit të parë sistematik mbi këtë temë, rreth një në 12 persona që provojnë meditimin e gjejnë veten të detyruar të përballen me një efekt negativ të padëshiruar, zakonisht një përkeqësim të depresionit ose ankthit apo edhe fillimin e këtyre problemeve për herë të parë.

Kërkime kundër rrymës

Kërkimet nga Universiteti Coventry në MB kanë treguar që meditimi funksionon mirë në shumicën e rasteve në lehtësimin e ankthit dhe stresit, por fuqia e tij terapeutike në çdo rast është e mbivlerësuar dhe sigurisht jo universale. Ekzistojnë shumë lloje të meditimit, por një nga më të njohurit është “mindfullnes”, një fjalë angleze që do të thotë vetëdije dhe që tregon një praktikë në të cilën njerëzit mësohen t’i kushtojnë vëmendje momentit aktual, duke u përqëndruar në mendimet dhe ndjenjat e tyre, në frymëmarrje për të arritur një gjendje mendore të relaksimit thelbësore për mirëqenien dhe qetësinë.

Jo gjithmonë funksionon

Për fat të keq, ka pasur raporte për njerëz që u është përkeqësuar gjendja e tyre mendore pas praktikave të meditimit, megjithëse nuk është e qartë se cila është arsyeja. Ka 55 studime në këtë drejtim dhe studiuesit kanë qenë në gjendje të llogarisin se rreth 8% e atyre që i janë përkushtuar meditimit kanë përjetuar efekte negative të padëshiruara duke filluar nga ankthi në rritje deri në sulmet e panikut. Dhe nuk ka mungesë të rasteve të psikozës dhe mendimeve të vetëvrasjes.

Shmangni metodat “bëje vetë”

Prkatikimi i këtyre metodave pa ndihmën e një personi të aftë nuk është kurrë e këshillueshme plotësisht, sepse mungon mundësia e një konfrontimi konstruktiv dhe pozitiv me profesionistë të aftë për të dhënë mbështetje në rast nevoje.

Afrohuni me çdo teknike relaksimi, përfshirë meditimin, gradualisht dhe mbi të gjitha nën drejtimin e njerëzve me përvojë, të cilët merren me aludimin e parë të situatave të pakëndshme.

Lexo edhe: Kurrë nuk besoja tek meditimi, por ishte e vetmja gjë që më ndihmoi të kaloja ankthin në shtatzëni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X