Lëvizjet e trupit janë nxitës për trurin, ja cila është rruga për një shëndet më të mirë mendor

0 0

Vetëm 10 minuta stërvitje të rregullta mund të ndihmojë në lehtësimin e depresionit. Por edhe profesionistët nuk e bëjnë gjithmonë lidhjen midis shëndetit mendor dhe fizik. Një grua që e ka përjetuar ndryshimin ka treguar historinë e saj:

Dikur jetoja një jetë pothuajse gjatë gjithë kohës të sunduar nga ankthi, me mendime të këqija dhe frikëra të mëdha. Kam kaluar vite duke kërkuar për diçka që të më ndihmonte në situatën time dhe në fund zbulova se çelësi i shërimit nuk ishin as medikamentet dhe as terapia (edhe pse këto të dyja më ndihmuan). Kjo gjëja që zbulova funksionoi. Ajo më dha ndjesinë se atje jashtë ishte një botë që më thërriste, duke më premtuar shpresë, ajo më dha pavarësi dhe ndjesinë se kisha forca rezervë për të cilat as nuk isha në dijeni.

Ka shumë arsye pse aktiviteti fizik mund të ndihmojë shëndetin mendor – rrit ndjesitë, lehtëson stresin dhe përmirëson gjumin. Unë gjithashtu zbulova se stërvitja për zemrën mund të ulte pak adrenalinën e shkaktuar nga ankthi. Nuk pata më sulme paniku, mendimet e këqija u pakësuan dhe ndjesitë se ishte gjatë gjithë kohës fundi i botës, u zhdukën.

Megjithëse nuk ka më turp për të pranuar sëmundjet mendore gjatë viteve të fundit, shërbimet e ngritura për të ofruar ndihmë rreth kësaj çështje nuk funksionojnë ende siç duhet dhe janë të pafinancuara.

Paralajmërimi se një ushtrim i vetëm nuk mund të shërojë problemet e shëndetit mendor, apo edhe ta bëjë jetën më të lehtë për ata që jetojnë me sëmundje më të rënda, mund të jetë zgjidhja për ju.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën JAMA Psychiatry mbështeti teorinë se aktiviteti fizik është një strategji parandalimi efektiv për depresionin. (Megjithëse shton se “aktiviteti fizik mund të mbrojë kundër depresionit dhe / ose depresioni mund të reduktojë aktivitetin fizik”.)

Lidhja mes ushtrimeve dhe shëndetit mendor nuk është e re – në vitin 1769, mjeku skocez William Buchan shkroi se “nga të gjitha shkaqet që ndikojnë për ta bërë jetën e njeriut të shkurtër dhe të mjerueshme, asnjë nuk ka ndikim më të madh se sa mungesa e ushtrimeve të duhura”.

Teoria thotë se ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht në hipokampusin e trurit.

Vetëm 10 minuta stërvitje të lehta mund të ketë një ndikim afatshkurtër në hipokampus dhe një ndikim afatgjatë pas 12 javësh. Njerëzit me probleme të caktuara të shëndetit mendor, siç është depresioni, gjithashtu kanë pasur përmirësim. Nuk ka shëndet të mirë pa shëndetin mendor, por aktiviteti fizik ndihmon për të dyja.

Përkundër statistikave të shpeshta se një në katër persona përjetojnë sëmundje mendore, dhe pavarësisht idesë që stërvitja mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave, shumica prej nesh kanë një jetë joaktive.

Në moshë madhore, stërvitja është shpesh gjëja e parë që duhet sakrifikuar, me justifikimin se skemi kohë. Në botën moderne ku jetojmë gjërat e tjera e marrin më shumë vëmendjen se sa aktiviteti fizik.

Madje koha në natyrë apo jashtë shtëpisë është zëvendësuar me kalimin e kohës para ekraneve, dhe marrëdhëniet e jetës reale zëvendësohen me ato virtuale.

Ushtrimet fizike janë një mundësi e mirë për të trajnuar edhe mendjen edhe trupin tonë në të njëjtën kohë.

Profesionet e shëndetit mendor kanë funksionuar kryesisht me parimin se e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që ndodh nga qafa e lart. Dhe këtu qëndron problemi, që ne nuk i konsiderojmë dhe nuk i vlerësojmë trupat dhe trurin tonë si një organizëm të unifikuar. Në realitet ne nuk mund të kemi funksionimin e mirë të njërit, pa funksionimin e mirë të tjetrit.

Pra, si t’i bindim njerëzit që aktiviteti fizik mund të ndihmojë vërtet mendjen, pa tingëlluar si predikues?

Një taktikë e mundshme do të ishte që mjekët të sugjeronin stërvitje dhe anëtarësime në palestër të kombinuar me ilaçe dhe terapi. GP Andrew Schuman thotë se ushtrimi është një temë gjithnjë e më e rëndësishme në bisedat e tij me pacientët që merren me çështjet e shëndetit mendor.

“Nxitja e njerëzve për të shkuar në një shëtitje – për të dalë jashtë në dritë, mes njerëzve të tjerë dhe para drurëve dhe natyrës – është një hap i madh.

Por në momentin që do të arrini diçka që zëri juaj i brendshëm ju kishte thënë se është e pamundur, në ato moment ju keni sfiduar perceptimin mbi veten.

Lexo edhe: Momenti i duhur per aktivitet fiizk pas lindjes me operacion.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X