Edhe pse ndoshta nuk e mendoni si diçka të rëndësishme, aktiviteti fizik ka një rëndësi të madhe për të rikthyer trupin në gjendjen e mëparshme pas lindjes. Por jo vetëm kaq, aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të ndiheni më të kënaqura me veten tuaj si edhe më të qeta.
Sa kohë duhet të pres për të filluar aktivitetin fizik pas lindjes?
Këshillohet që të prisni të paktën 6 javë si edhe të bëni kontrollin tek mjeku gjinekolog (kontrolli pas lindjes). Nëse keni lindur me operacion këshillohet të prisni për një kohë më të gjatë, rreth 10 javë në mënyrë që trupi të ketë rikuperuar mjaftueshëm.
Si ndikon sporti i rëndë pas lindjes?
Pavarëisht sa aktive keni qënë në shtatzani apo gjatë jetës tuaj në përgjithësi, përpiquni të ushtroheni në mënyrë të moderuar duke bërë ushtrime të thjeshta. Muskujt dhe ligamentet pas lindjes janë më të dobëta dhe nëse kryeni sporte të rënda do të rrisni rrezikun që gjunjët, zona pelvike, kavilja të humbin ekuilibrin e tyre dhe për pasojë të mos kryejnë funksionet në mënyrën e duhur.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu