Sa minuta aktivitet fizik mjafton për t’u rikthyer në formë pas lindjes?

0 0

 

Ashley Sneddon, është nënë e dy fëmijëve, e cila kohët e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto të transformimit të saj fizik pas lindjeve. Ajo duket në formë të shkëlqyer fizike, pavarësisht se është bërë nënë për herë të dytë.

Si ia ka dalë? Nëna e re ndan historinë e saj me gjithë nënat e tjera dhe ka disa këshilla të vlefshme për to.

Sneddon tregon se fillimisht u përpoq të angazhohej në stërvitje 60-minutëshe 6 ditë në javë për të hequr peshën e saj pas lindjes, por kuptoi se kjo metodë nuk ishte e duhura për të. Aktiviteti në palestër në një kohë të tillë ishte shumë i vështirë. I merrte shumë nga dita e saj, linte fëmijët vetëm, ndihej shumë e lodhur, kishte ndjenja të tmerrshme faji për të vegjlit e saj. Djali i dytë në atë kohë sapo kishte lindur.

Prandaj, për të arritur një ekuilibër, që të ishte një nënë e përkushtuar, sa më pranë fëmijëve, por njëkohësisht për të mos lënë pas dore edhe kujdesin për veten, ajo vendsoi të kryente ushtrime fizik në shtëpi.

Sa minuta në ditë mjaftonin për të rikthyer veten në formë?

Ashley thotë se kanë mjaftuar vetëm 20 minuta çdo ditë dhe ajo ka ndjerë ndryshim të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional. Ushtrimet e kanë ndihmuar jo vetëm për të hequr kilogramët e fituar nga shtatzanitë, por gjithashtu për të reduktuar ankthin pas lindjes.

Ankthi pas lindjes është një fenomen që gjithnjë e më shumë prek nënat e reja. Simptomat e tij janë rrahje të shpeshta të zemrës, mendime intruzive, obsesive e paranoja.

Ashley i këshillon nënat që të mos i krahasojnë rezultatet e tyre me asnjë tjetër, por vetëm të vazhdojnë e të mos heqin dorë.

Lexo edhe: Si te rikthejme pas lindjes lekuren e barkut ne formen e meparshme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X