Ardhja e bebit tuaj në jetë ka ndryshuar shumë gjëra tek ju dhe një nga ndryshimet më të mëdha i ka ndodhur edhe trupit tuaj. Mund të jetë shumë irrituese të zbulosh se edhe pas lindjes barku juaj nuk është ende në formën e tij të mëparshme. Por duke marrë parasysh se barkut tuaj iu deshën 9 muaj për të marrë formën e nevojshme në mënyrë që të krijonte një “ambient” të rehatshëm për bebin tuaj, do t’i duhet po e njëjta kohë për tu kthyer në gjendjen e mëparshme. Ndaj ne kemi përgatitur një listë me 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë me tërheqjen e lëkurës së barkut pas lindjes.
Uji është esenca e trupit tuaj! Ai jo vetëm që do të hidratojë lëkurën tuaj por do ta bëjë atë më elastike e më të tërhequr. Gjithashtu uji ndihmon që të digjni kalori në mënyrë më efektive.
2. Ushqeni bebin tuaj me gji
Përveçse është një burim fantastik vlerash ushqyese për bebin tuaj, gjidhënia është shumë e rëndësishme edhe për ju, pasi duke ushqyer bebin tuaj me gji, ju po trasformoni kaloritë e tepërta që keni, në qumësht për bebin duke ju bërë të humbni peshë më shpejt.
3. Zhvilloni ushtrime fizike
Është e rëndësishme të përfshiheni në një aktivitet fizik sapo trupi juaj të jetë rikuperuar nga lindja. Por sigurohuni që doktori juaj t’ju ketë dhënë dritën jeshile përpara se të filloni. Vrapi, joga ose aerobia janë fantastike për të tonifikuar barkun tuaj .
4. Konsumoni proteina
Proteinat janë fantastike për rritjen e masës muskulore, gjithashtu ato përmbajnë një lëndë të quajtur kolagjen e cila ju ndihmon për të pasur një lëkurë më të lëmuar dhe të shëndetshme. Konsumi i proteinave varet nga pesha juaj dhe nga aktiviteti juaj fizik, por mesatarisht konsumi ditor i proteinave është 50 gram në ditë.
5. Përdorni krem për të masazhur barkun
Në treg mund të gjeni shumë kremra të cilat përmbajnë kolagjen, dhe vitamina E, C, A dhe K. Aplikimi i këtyre kremrave do ta bëjë lëkurën të tendoset pas lindjes. Gjithashtu masazhi do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në barkun tuaj. Për një rezultat ideal masazhojeni barkun tuaj 2 herë në ditë.
Lexoni dhe: Nënat që flenë më gjatë në fundjavë janë më të prirura për të humbur peshë
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu