Me kolika nenkuptojme nje sindrome tipike se latantit e karakterizuar nga kriza te qarash “te deshperuara” dhe gati te pangushellueshme, te shkaktuara nga nje dhimbje e forte dhe akute ne zonen abdominale (te barkut). Per te dale ne konkluzionin se femija vuan per shkak te kolikave, duhet qe simptomat te zgjasin te pakten 3 ore ne dite, te shfaqen per te pakten 3 dite ne jave si dhe te zgjasin te pakten 3 jave.
Eshte e lehte per nenen te kuptoje kur femija i saj po qan sepse ka kolikat, kjo pasi femija krahas te qares tenton te afroje kembet tek zona abdominale si dhe shpesh nxjerr gazra nga stomaku. Gazrat e nxjerra nga femija, jane tipike te kolikave dhe krijohen nga ajri qe thith femija gjate pirjes si dhe nga fermentimi i qumeshtit te gjirit ne zonen intestinale (zorre).
Cfare duhet te bejme ne rast se femija vuan nga kolikat?
- Mundohuni te qetesoni femijen duke e vendosur tek krahu juaj me bark poshte dhe duke i mbajtur koken me pellemben e dores suaj. Me doren tjeter prekni shpinen e femijes. Kjo menyre e te vepruarit do ta qetesoje femijen.
- Nese femija rezulton se eshte alergjik ndaj qumeshtit te lopes, nena nuk duhet te konsumoje kete qumesht si dhe te gjitha derivatet e tij gjate gjithe periudhes se gjidhenies. Per femijet qe nuk ushqehen me gji dhe qe jane alergjike ndaj qumeshtit te lopes, ekzistojne formula te posacme hipoalergjike (merret me keshillen e mjekut).
- Nese femija qe ushqehet me gji ka shume gazra, atehere nena duhet te tregoje kujdes me dieten e saj ushqimore. Ne te vertete mendohet se kolikat e shoqeruara me gazra shkaktohen pikerisht nga konsumi i ndonje ushqimi te caktuar nga nena.
- Mbeshtillni femijen tuaj me nje batanie dhe perqafoheni ne menyre qe ai te ndjeje prezencen e nenes ose te babait. Kjo menyre e te vepruarit edhe pse shpesh nuk praktikohet, eshte mjaft efektive per te ndaluar te qarat dhe dhimbjet e barkut se femijes.
- Disa femije qetesohen nese degjojne “zhurmat e bardha” (zhurma e thareses se flokeve, e fsheses me korrent).
- Nese i beni masazh me levizje rrethore, ka shume mundesi qe femija te qetesohet nga dhimbjet.
- Ngrohni barkun e femijes me anen e nje borse plastike te posacme te mbushur me uje te ngrohte (nuk duhet te jete i nxehte).
- Kontrolloni kohezgjatjen e te qarave te femijes per te ndihmuar mjekun te kuptoje nese behet fjale per kolikat apo ndonje shqetesim tjeter qe shkakton te qarat e femijes.
- Nuk duhet te ngaterrohen te qarat qe shkaktohen nga kolikat dhe te qarat qe mund te shkaktohen nga uria qe mund te kete femija. Nese eshte e vertete kjo e fundit ju duhet te mundoheni te kuptoni nese femija po ushqehet ne menyren e duhur.
- Merrni femijen ne krah dhe uluni mbi nje top Swiss (top i madh plastik qe perdoret edhe ne palester apo trajtime te tjera mjekesore). Filloni te lekundeni ne menyre rrethore, veprim i cili do te sherbeje te qetesoje femijen duke qene se do t’i kujtoje momentet kur ishte brenda barkut te nenes.
- Nje tjeter zgjidhje per te qetesuar femijen qe vuan nga kolikat do te ishte vendosja e cucos (biberonit fallco).
- Perkedheleni femijen dhe i flisni embel.
- Mundohuni te ruani qetesine, pasi femija e ndjen kur nena eshte nervoze dhe per pasoje kolikat do te shfaqen me shpesh. Ju mund te gjeni pak kohe per veten tuaj, ne menyre qe te qetesoheni duke e lene femijen nen kujdesin e dikujt tjeter.
- Qeshni dhe tregohuni e embel me te gjithe. Femija e ndjen atmosferen e trishte ose te gezueshme qe krijohet ne shtepi.
- I kendoni femijes nje melodi te embel e cila do ta “shperqendroje” disi nga dhimbja e kolikave.
- Degjoni ne ambientet e shtepise suaj muzike te lehte dhe qetesuese.
- Ndonjehere vendoseni femijen ne krevatin ku ai fle per t’u qetesuar per disa minuta. Nese ai pas rreth 10 minutash pushon se qari ka shume mundesi te mos kete kolikat.
- Kontaktoni me mjekun nese mendoni se femijen tuaj nuk e shqetesojne kolikat, por dicka tjeter.
Cfare nuk duhet te bejme kur femija vuan nga kolikat?
- Nuk duhet t’i bertisni femijes te pushoje se qari. Nuk jane te rralla rastet te cilat nena ose babai te stresuar nga te qarat e vazhdueshme, i ngrejne zerin femijes. Ai duke e ndjere stresin do te filloje te qaje edhe me shume.
- Nuk duhet ne asnje menyre qe nena qe ushqen femijen me gji te konsumoje kafe apo pije te tjera qe permbajne kafeine, pasi kjo substance ndikon ne perkeqesimin e kolikave.
- Nena e re nuk duhet ne asnje menyre te konsumoje duhan, kjo pasi ai jo vetem demton shendetin e femijes por ndikon edhe ne shtimin e dhimbjes se barkut te femijes.
- Femijes nuk duhet t’i jepet ne asnje menyre ndonje medikament i pergatitur ne kushte shtepie edhe pse mund ta kete sugjeruar dikush qe keni besim. Mjekimi duhet te merret vetem nga pelqimi i mjekut, pasi ne te kundert mund te rezultoje e rrezikshme per femijen.
- Nena shpesh pas nje lodhje dhe nervozimi fillon te qaje, por kjo eshte totalisht e gabuar pasi, ruajtja e qetesise eshte gjeja me e mire qe ajo mund te beje.
- Nje faktor tjeter qe ndikon ne perkeqesimin e kolikave jane grindjet qe mund te beje nena me babain e femijes.
- Femija nuk duhet te konsumoje sasi jashte vlerave normale te cajrave qetesuese si kamomili si dhe te medikamenteve kunder kolikave edhe pse mund te jene dhene me pelqimin e mjekut pediater.
- Nje zgjidhje jo e drejte eshte t’i jepet femijes te pije sa here qan.
Lexoni edhe: Llojet e masazheve që qetësojnë kolikat e bebes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu