Kur mund të bëj dush pasi kam lindur?

Një nga gjërat e para që shumë nëna të reja mezi presin direkt pasi kanë lindur është të bëjnë një dush. Në fund të fundit lindja nuk është një procedurë shumë e pastër.




0 0

Nëse mjeku juaj nuk ju thotë ndryshe, mund të jeni në gjendje të bëni një banjë pasi keni lindur sa më shpejt që të dëshironi.

Megjithatë në varësi të lindjes natyrale apo asaj me operacion cezarian, apo në varësi të ndërlikimeve që mund të keni pasur, mund t’ju duhet t’ja kufizoni vetes dëshirën dhe nevojën për të bërë një dush.

Mjeku mund t’ju tregojë se si të pastroheni.

Bërja e dushit pas një lindje natyrale:

Pas lindjes natyrale, ose vaginale, vagina juaj dhe perineumi, zona midis vaginës dhe anusit, ka shumë gjasa që t’ju dhembë shumë pasi është lënduar gjatë lindjes. Bërja e një dushi, ose qëndrimi në një vaskë me ujë të ngrohtë mund të jetë një mënyrë ideale për të lehtësuar dhimbjet.

Nëse keni bërë një episiotomi, pra një prerje për ta bërë hapjen vaginale më të madhe që fëmija të dalë më të lehtë, pyesni mjekun se kur mund të bëni dush. Ai mund t’ju këshillojë që të qëndroni të paktën 24 orë pa u larë në mënyrë që të parandaloni infektimin.

Pas bërjes së banjës ose dushit me një sapun të butë natyral dhe me ujë të ngrohtë, pastroni butësisht zonën tuaj vaginale me peshqir.

Ju mund të ndieni dhimbje dhe siklet ndërsa qepjet shërohen. Për të ndihmuar me dhimbjen dhe për të nxitur shërimin, mund të merrni “banjot e Sitzit”. Këto banjo janë vaska të vogla që vihen mbi WC dhe ju i mbushni me ujë të ngrohtë dhe uleni, kështu që zona nga vagina dhe anusi juaj zbutet me ujë të ngrohtë. Banjot e Sitzit gjithashtu ofrojnë lehtësim nga hemorroidet, të cilat tek disa gra zhvillohen gjatë shtatzanisë. Shumë marka të banjove Sitz i gjeni në internet.  Për javën e parë ose të dytë pas lindjes, ju mund të përdorni banjon e Sitzit për 10 deri në 15 minuta gjatë një herë, duke e bërë tre herë në ditë.

Penjtë do të zhduken vetë përreth dy javë. Mjeku juaj do t’ju vizitojë për t’u siguruar që gjithçka po shkon mirë pas lindjes, por nëse dhimbja juaj përkeqësohet ose nëse nuk përmirësohet me kalimin e ditëve shkoni menjëherë tek mjeku.

Gjithashtu shkoni në spital nëse shikoni ndonjë rrjedhje gjaku, ënjtje të plagës etj.

Bërja e dushit pas operacionit cezarian

Pas një operacioni cezarian, ju mund te ndieni dhimbje për disa javë. Përveç se mund të ndieni dhimbje, zona e prerë mund të jetë delikate. Ju nuk mund të bëni banjo derisa prerja juaj të jetë shëruar dhe mjeku të thotë se gjithçka është në rregull.

Në shumicën e rasteve, prerja kërkon rreth tre javë për t’u shëruar. Për të qenë të sigurta, mund të dëshironi të prisni deri pas vizitës tek mjeku, gjashtë ditë pas lindjes për të bërë një banjë të plotë.

Deri atëherë mund të laheni vetëm pa lejuar që uji të prekë plagën dhe pa ushtruar peshë mbi zonën tuaj të barkut. Nuk duhet ta pastroni ose ta fshini prerjen.

Nëse keni të vendosur një fashë në zonën e prerjes, ndërrojeni atë një herë në ditë ose më shpesh nëse laget apo bëhet pis.

Mos vendosni kremra ose solucione në plagën tuaj. Nëse vëreni se dhimbja rreth saj mund të jetë rritur, njoftoni mjekun.

Gjakderdhja Postpartum

Pas lindjes, qoftë kjo vaginale ose me operacion cezarian, ju do të keni gjak që del nga vagina njëlloj sikur të kishit perioda menstruale. Ky gjak, i quajtur “lochia”, është rezultat i mitrës tuaj që zvogëlohet në madhësinë e saj para shtatzënisë. Fillimisht, sidomos menjëherë pas lindjes, do të keni shumë gjakderdhje dhe gjaku mund të jetë i kuq i ndezur. Me kalimin e ditëve, gjakderdhja do të zvogëlohet dhe ndriçohet me ngjyrë. Gjakderdhja mund të vazhdojë deri në rreth gjashtë javë. Ju mund të mbani gota menstruale.

Rikuperimi Postpartum

Nëse keni lindur në mënyrë natyrale apo me operacion, gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni pas lindjes është të pushoni dhe të shijoni fëmijën tuaj. Mos harroni se për t’u kujdesur për fëmijën tuaj, ju duhet që së pari të kujdeseni për veten. Kërkoni dhe pranoni ndihmë kur është fjala për ushqim, pastrim shtëpiak dhe detyra. Mundohuni të flini atëherë kur fle dhe fëmija. Pushimi është i domosdoshëm veçanërisht kur keni pasur një operacion cezarian. Pas një operacioni të tillë mos ngrini pesha më të rënda se fëmija juaj dhe mos bëni aktivitete që ju sforcojnë derisa mjeku t’ju japë leje.

Përpiquni që dikush tjetër të kujdeset për fëmijën ndonjëherë, kështu që të mund të shijoni një dush duke pushuar dhe relaksuar, pa u shqetësuar për zgjimin e fëmijës suaj. Edhe nëse nuk keni kohë për të marrë një banjë ose dush, ju mund të pastroni zonën tuaj vaginale dhe anusin me një shishe për shpëlarje perineale.

Lexo edhe: Pjesa e trupit që lani më parë kur bëni dush tregon shumë për personalitetin tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Përse nuk është mirë ta...

Sa shpesh duhet të lani të porsalindurin tuaj? Ka një arsye të mirë pse duhet ta anashkaloni banjën e fëmijës suaj sonte. Mësoni sa shpesh duhet të lani të porsalindurin...

20 sekonda mjaftojnë për të...

Gjatë pandemisë Covid-19 mësuam t’i japim rëndësinë e duhur larjes së duarve mirë. Një veperim që shumë shpesh bëhet shumë me ngut. Tani, një hulumtim i kryer nga disa fizikanë...

Në vjeshtë rikthehen parazitët e...

Përkundër vëmendjes së madhe që sot i kushtohet higjienës, pastrimit dhe parandalimit të sëmundjeve, parazitët e kokës tek fëmijët janë një problem që ende nuk mund të çrrënjoset. Këta parazitë...

Mjaftojnë 24 ora pa i...

Higjiena e gojës është thelbësore për të parandaluar sëmundjet dhe jo vetëm në gojë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të mos qëndroni shumë gjatë pa larë dhëmbët. Ekspertët paralajmërojnë:...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X