Përse nuk u përpoqe të bëje lindje natyrale? 

0 0

Dikush më pyeti dikur: Përse nuk u përpoqe të bëje lindje natyrale? 

Së pari: unë nuk pata mundësi zgjedhjeje. 

Së dyti: unë linda tre fëmijë, trinjakë. Edhe nëse do të kisha pasur mundësi zgjedhjeje, do të zgjidhja padyshim lindjen cezariane.

Së treti: kjo pyetje më bëri të ndiej sikur lindja me operacion është më pak e vlefshme se lindja “natyrale”.

Operacioni im nuk ishte si një shëtitje në park. Gjithçka u komplikua, pothuajse vdiqa, kisha nevojë pë transfuzion gjaku dhe mbi të gjitha për 24 orë nuk munda t’i mbaja të vegjlit e mi. Përvoja ime e lindjes ishte traumatike, por unë sërish ndihem nënë e fortë. 

Do të doja që bota ta kuptonte se nuk është me rëndësi mënyra si e sjell fëmijën në jetë. Secila ka një plan në mendje që do të donte ta ndiqte, por jo gjithmonë na del siç e kishim planifikuar. Dikush bën lindje natyrale pa ilaçe, dikush me epidural, dikush operacion të paracaktuar e dikush operacion emergjent. Për disa nëna përvoja e lindjes mund të jetë shumë e bukur për t’u kujtuar, për të tjera mund të jetë e frikshme, por të gjitha ne i sjellim fëmijët në këtë jetë. 

Kjo është e rëndësishme dhe të gjitha nënat duhet t’a përkrahin njëra-tjetrën. Nuk ka asgjë për të ardhur turp për mënyrën se si i sjellim fëmijët tanë në jetë.

Të gjitha kemi eksperienca të ndryshme lindjeje, por na bashkon një moment magjik që na lë pa frymë, kur marrim për herë të parë në krahë fëmijët tanë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X