Sa më shumë kohë shpenzon në dush aq më i vetmuar ndihesh, ja se ç’thonë shkencëtarët

0 0

Zakonet tona të përditshme mund të fshehin një univers informacionesh të çuditshme që ne ndoshta nuk i kuptojmë.

Ndërsa ju mund të mendoni se qëndrimi gjatë në një dush të ngrohtë tregon se keni një dashuri të thellë për pastërtinë, ose se kështu mund të çlodheni shumë, në fakt shkencëtarët japin një shpjegim tjetër.

Ata thonë se kjo është një shenjë e të ndierit vetëm.

Hapi i parë i studimit që ata bënë përfshinte 51 studentë nga mosha 18 deri në 45 vjeç. Atyre iu kërkua të plotësonin një  pyetësor mbi zakonet e tyre të përditshme dhe të tregonin edhe se sa të vetmuar ndjeheshin. Sondazhi përfshiu 3 pyetje në lidhje me rutinën e larjes ose të dushit- studiuesit donin të dinin frekuencën, temperaturën dhe kohëzgjatjen e kësaj procedure.

Rezultatet treguan se studentët që ndiheshin të vetmuar rrinin 23% më shumë në dush ose banjo në krahasim me studentët e tjerë. Sa më i vetmuar ndihej studenti aq më shumë kohë ai qëndronte në dush dhe aq më i ngrohtë ishte uji i dushit.

Kjo ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shoqëri të vërtetë dhe heq ndjesinë e vetmisë.

Megjithëse rezultatet e hapit të parë konfirmuan teorinë fillestare, hulumtuesit donin të shihnin një grup njerëzish më të vjetër për të kontrolluar dhe për të parë nëse do të kishte ndonjë ndryshim. Pra, ata përsëritën të njëjtin test me 41 pjesëmarrës, të moshës 19-65 vjeç.

Hulumtuesit raportuan rezultate pothuajse të ngjashme, me përjashtim të faktit se ata nuk gjetën lidhje midis frekuencës së larjes ose dushit dhe vetmisë në këtë grup. Por ky ndryshim mund të shpjegohet gjithashtu. Njerëzit e moshuar priren të kenë zakone dhe rutinë  më të rregullt sesa studentët. Pra, nevoja e tyre për ngrohtësi shoqërore është plotësisht e kënaqur nga një rritje e temperaturës dhe e kohëzgjatjes së dushit.

Është e rëndësishme të theksohet këtu se vetmia mund të tregojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Dhe ndonjëherë nuk ka të bëjë me numrin e miqve që një person ka. Disa prej nesh mund të jenë të rrethuar nga shumë njerëz dhe të kenë miq, por ende ndihen të vetmuar ose të shkëputur prej tyre. Në këtë rast, është më mirë të shikoni problemin dhe të kuptoni pse po ndodh.

Lexo edhe: Sa shpesh duhet të bëni dush? Përgjigjen dermatologët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X