Kur duhet t’ja fillojme frutat femijeve? Cilat jane frutat qe duhet te prezantohen te parat?

0 0

Është shumë e rëndësishme që fëmija gjatë ushqyerjes të marrë sasinë e duhur të vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Nënat të cilat po fillojnë tani t’i japin frutat fëmijëve të tyre, duhet të dinë se ato kanë në përbërje substanca të cilat i sigurojnë fëmijës një hidratim të mirë dhe për pasojë i ndihmojnë ata të përballojnë më mirë ditët e nxehta.
Duke filluar që nga muaji i 4-t, fëmijës mund t’i prezantohen ushqimet e para, ndër të cilat duhet të jenë edhe frutat në formë pureje. Të parat që fëmija duhet të shijojë janë molla dhe dardha. Frutat e tjera kanë një rradhë të caktuar prezantimi, e cila duhet ndjekur me përpikmëri. Deri në vitin e 2-të të jetës fëmija duhet që praktikisht të ketë shijuartë gjitha frutat.
Frutat duhet të ofrohen në formë pureje dhe jo në formë lëngu, pasi tuli i tyre përmban fibrat dhe elementet e tjera shumë të rëndësishme, ndërsa lëngu përmban të gjithë sheqerin dhe për këtë arsye duhet të fillohet më vonë, kryesisht nga muaji i 8-të.

Cilat janë frutat që mund të hajë një fëmijë nga muaji i 4-t?

  • Prezantimi i tyre mund të fillojë nga muaji i 4-t ose i 5-të, në fillim me mollë, dardhë ose kumbull;
  • Nga muaji i 6-të fëmija mund të hajë bananen;
  • Midis muajit të 8-të dhe të 10-të fëmija mund të hajë pjeshkë dhe kajsi;
  • Nga muaji i 12-të fëmija mund të njihet me agrumet, pjeprin dhe shalqirin, të cilët janë më të vështirë për t’u tretur;
  • Të fundit që fëmijës i prezantohen janë luleshtrydhet, qershitë, frutat e thata dhe rrushi, të cilat për shkak se mund të shkaktojnë alergji tek fëmija nuk duhet t’i jepen atij deri në moshën 2-vjeçare.

Ndjekja e këtij kalendari do të bëjë që fëmija të mos rrezikohet nga shfaqja e një alergjie ose intolerance të caktuar ushqimore.

Frutat si një burim i mirë elementësh të rëndësishëm ushyqes

Prania e vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale i bën frutat një ushqim të pazëvëndësueshëm për fëmijën dhe jo vetëm.
Fibrat janë shumë të rëndësishme përsa i përket parandalimit të konstipacionit, pasi ndihmojnë në një funksionim të mirë të zorrëve. Ato reduktojnë absorbimin e glukozës si edhe kanë veti dizintoksikuese.
Kripërat minerale janë shumë të rëndësishme për rregullimin e lëngjeve trupore.
Vitaminat që organizmi merr nëpërmjet frutave janë shumë të rëndësishme për një rritje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Frutat janë një burim shumë i mirë vitaminash, përveç vitaminës D e cila nuk merret nëpërmjet ushqimit, por prodhohet nëpërmjet lëkurës me ndihmën e rrezeve të diellit.

Lexoni dhe: Lengjet e frutave dhe te perimeve, si ti pergatisim dhe cilat jane me te shendetshmet per bebin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X