Kujdes nëse partneri bën shumë palestër, mund t’ju tradhtojë

0 0

 

Kur bashkëshorti juaj fillon të ushtrojë fizikisht më shumë se zakonisht, bëni kujdes, kjo mund të jetë një shenjë tradhtie. Një studim, por jo shkencor ka arritur në përfundimin se burrat dhe gratë kanë tendencën të përmirësojnë fizikisht trupat e tyre për të rënë në sy të personave të rinj, me të cilët lindin flirte, jo me partnerët e tyre.

Megjithatë, edhe ekspertët thonë se ekziston diçka e vërtetë në lidhjen e vëzhguar mes pabesisë dhe interesit në stërvitje.

“Njerëzit raportojnë se ushtrohen për vete, por edhe për shkak se duan të ndihen të dëshiruar”, tha Paul Keable. “Dhe kjo është pjesë e arsyes pse njerëzit tradhtojnë, gjithashtu.”

Ushtrimi fizik mund të nxisë edhe një tradhti. Studimet kanë treguar se stërvitja rrit epshin e një individi.

Në të njëjtën kohë, ekspertët hezitojnë të thonë se aktiviteti në palestër është një faktor rreziku për pabesi, ose se ushtrimi ka ndonjë marrëdhënie shkakësore me mashtrimin. “Unë nuk do të thosha se stërvitja është një shkak i shenjës së pabesisë, por ekziston një hapësirë ndarjeje midis çifteve kur një person bën stërvitje dhe personi tjetër nuk vjen me ta,” paralajmëron Keable.

“A keni mosmarrëveshje rreth dëshirave dhe nevojave intime të njëri-tjetrit? A e dini se ku lind nevoja për palestër fizike? Duhet të ekzistojnë elementë të tjerë shkakësorë që të sugjerojnë se mund të ndodhë diçka. ”

Lexo edhe: Cilet njerez jane me te prirur te tradhtojne?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X