Cilët njerëz janë më të prirur të tradhtojnë?

0 0

 

Tradhtinë apo mashtrimin për fat të keq e shohim në sfera të ndryshme të jetës, në marrëdhënie të ndryshme shoqërore, profesionale, personale, intime etj. Duke u nisur nga një përhapje e gjerë, hulumtuesit kanë bërë një studim për të arritur në konkluzion nëse ka njerëz me karakteristika të caktuara që janë më të prirur të tradhtojnë në një marrëdhënie.

Sipas disa studimeve me shumë pjesëmarrës, rezulton se janë disa karakteristika të personalitetit që e bëjnë më shumë ose më pak të ngjarë që një person të mashtrojë apo tradhtojë.

Pas 565 eksperimenteve me 44,050 pjesëmarrës të përgjithshëm, studiuesit gjetën se 42% e meshkujve dhe 38% e grave mashtruan, jo vetëm që konfirmonin një dukuri të përgjithshme të mashtrimit, por gjithashtu ata sugjeronin një dallim (të vogël) gjinor: meshkujt mashtrojnë pak më shumë.

Shpjegimet për këtë mund të jenë se burrat janë më të prirur ndaj marrjes së rrezikut për pasojat e zbulimit të mashtrimit të tyre.

Për më tepër, hulumtimet kanë sugjeruar se gratë mashtrojnë më pak, sepse ato, në përgjithësi, mund të jenë më të shqetësuara për dëmin që u është shkaktuar të tjerëve.

Pas këtij dallimi gjinor, studiuesit gjetën një efekt të vogël, duke sugjeruar që çdo vit i jetës të ulë dukurinë e mashtrimit. Përsëri, një shpjegim i mundshëm mund të jetë që prirja për marrjen e rrezikut ndryshon, domethënë, në një mënyrë që njerëzit më të rinj janë më të prirur ndaj marrjes së rrezikut.

Gjithashtu, njerëzit që e përshkruajnë veten në pyetësorët e personalitetit si modestë, të sinqertë dhe më pak lakmitarë në të vërtetë mashtrojnë më pak në eksperimentet e mashtrimit.

Pra, sipas këtyre studimeve rezulton se meshkujt, më të rinjtë dhe njerëzit që e marrin më shumë përsipër rezikun, janë ata më të prirur të mashtrojnë ose tradhtojnë.

Megjithatë, kjo nuk është fjalë ekzakte apo përfundimtare.

Lexo edhe: Tradhtia bashkeshortore si ndikon te femija?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X