Nuk duhet t’i kisha fajësuar gratë e tjera për tradhtinë e bashkëshortit tim

0 0

 

Ishte faji i tij. Jo i tyre. Ai nuk më meritonte dhe unë duhet të kisha lënë vite më parë.

Kur kuptova pabesinë e bashkëshortit tim, unë u çmenda, shpërtheva. Isha si e verbuar dhe e lënduar nga ajo çfarë kishte ndodhur. Megjithatë ai më kërkoi falje dhe premtoi se do të ndryshonte. Unë e pranova sërish.

Por si çdokush që mund të jetë ndjerë i tradhtuar, unë fajësova gratë me të cilat ai ka shkuar. Ishte më e lehtë për mua të fajësoja ato, të kritikoja ato sesa të përballesha me të vërtetën e dhimbshme që ato nuk shkelën besnikërinë ndaj meje, ai e shkeli.

Në vend që të shijhja atë që për të tjerët ishte shumë e dukshme, unë vendosa të kontaktoj me to. I shkruajta vajzës së parë me të cilën mësova se më tradhtonte.

Ajo ishte 18 vjeçe. Ishte praktikante në zyrën e tij. I dërgova një email shumë të ashpër, e kërcënova se do t’i tregoja pronarëve të saj ku kishte punuar si baby siter, e hoqa nga lita e kontakteve të tim shoqi e shumë të tjera. Tani që mendohem kuptoj se kam bërë gabim. Ajo ishte thjesht një adoleshente. Duhet të isha treguar mirëkuptuese ndaj saj.

Edhe gruan e dytë që kam kontaktuar kam turp ta them, e kam trajtuar në të njëjtën mënyrë. E kontaktova atë në Facebook. E thirra me ofendime të ndryshme. E kërcënova. Kam kërcënuar se do t’i shkatërroj karrierën si aktore. Ajo ma pëprlasi në fytyrë se ishte bashkëshorti im që e kishte kërkuar dhe jo ajo.

Megjithatë unë sërish e fala atë. U ktheva me të. Unë vazhdova t’i fajësoj këto gra të tjera në vend që të shoh se çfarë duhet të ketë qenë kaq e dukshme.

Ishte faji i tij. Jo i tyre. Ai nuk më meritonte dhe unë duhet të kisha lënë vite më parë. Unë nuk e di se çfarë gënjeshtrash u tha atyre.

Ai theu zemrën time. Ai më lëndoi në mënyra të ndryshme në një mijë herë të ndryshme. Zgjedhjet që ai bëri patën një ndikim të pashlyeshëm mbi atë se kush dhe çfarë jam. Gjithmonë do të kujtoj se si jam ndjerë, por kurrë nuk duhet t’i kisha fajësuar gratë e tjera për veprimet e tij.

Lexo edhe: Shenja se partneri juaj po lidhet emocionalisht me dike tjeter






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X