Shenja se partneri juaj po lidhet emocionalisht me dikë tjetër

0 0

Sigurisht nëse partneri juaj vjen në shtëpi me buzëkuq ose make up në këmishën ose kravatën e tij, kjo është shenjë e qartë se po ju tradhton. Po nëse ju duket pak ndryshe, pak i distancuar? Çfarë tregon kjo? Ndoshta ai është lidhur emocionalisht me dikë tjetër.

Në fillim po përshkruajmë shenjat që tregojnë se ju jeni lidhur emocionalisht me dikë tjetër

  • Ju jeni më e gëzuar kur takoni këtë person sesa partnerin

Çdo lidhje ka në themel energjinë emocionale: sa jepni dhe sa merrni. Në rastet kur lidheni emocionalisht me dikë tjetër, kjo energji që dikur ka qenë mes jush tashmë del nga marrëdhënia juaj.

  • Fantazoni lidhur me këtë person

Ndoshta ju mund të ëndërroni persona tërheqës e të famshëm në aspektin seksual, ndërsa për këtë person ëndërroni emocionalisht. Mund të keni mendime të tipit “Ai nuk do të ma bënte kurrë këtë që më bëri partneri”.

  • Ky person bëhet i pari tek i cili shkoni apo i tregoni kur keni diçka

Le të hamendësojmë se gërvishtët pak makinën. Ju jeni mirë por keni shkaktuar një dëm të vogël në makinë. Cili është personi i parë me të cilin doni të ndani këtë lajm?

  • Ju ankoheni për partnerin

Ankesat janë një mënyrë e mirë për të bërë miqësi të reja. Nëse ju filloni të ankoheni për gjëra personale në një ambient pune, dikush tjetër mund të gjejë veten tek ajo që thoni ju e kështu të lindin lidhje emocionale duke ndarë biseda me njëri-tjetrin.

  • Dilni nga vetja për të bërë gjëra për këtë person

Supozojmë se keni dalë për t’i blerë një dhuratë partnerit. Në atë moment shikoni diçka që i pëlqen personit me të cilin po lidheni emocionalisht dhe kujtoheni se dikur ju ka thënë sa e dëshiron një gjë të tillë. A do ja merrni? Ose mjafton që ju harxhoni energji mendore duke menduar për të.

Disa shenja se partneri juaj po lidhet emocionalisht me dikë tjetër

  • Fillon të mbrojë veten

Nëse ju e akuzoni partnerin se po kalon shumë kohë me një person dhe ai fillon të mbrohet, kjo është një shenjë se vërtet është lidhur emocionalisht me të.

  • E njeh shumë mirë personin në fjalë

Nëse partneri juaj di shumë rreth martesës, problemeve, gjërave personale të një kolegeje apo një mikeshe, ata mund të jenë lidhur shumë me njëri-tjetrin përderisa kanë bërë të tilla biseda.

  • Jeta juaj seksuale përmirësohet ose përkeqësohet ndjeshëm

Kur partneri juaj është lidhur emocionalisht me dikë tjetër, por ende nuk ka pasur kontakt fizik me të, ka mundësi që gjithë pasionin për të ta reflektojë në marrëdhënien tuaj, ose mund të tërhiqet tërësisht.

  • Duket i distancuar

Nëse partneri juaj gjen mbështetje emocionale tek dikush tjetër, ai nuk do të diskutojë më me ju temat e tij të rëndësishme.

  • Mban qëndrim

Në vend që të distancohet, ai mund të jetë shumë kritikues dhe jo i dashur e i ëmbël me ju. Duket sikur personaliteti juaj tashmë e bezdis atë, krejt papritur.

  • Marrëdhënia e tij me teknologjinë ka ndryshuar

Nëse ai nuk ju shkruan shpesh, por nga ana tjetër është gjatë gjithë kohës aktiv në telefon e rrjetet sociale, më shumë se më parë kjo tregon se ka një arsye që e bën të bisedojë. Gjithashtu nëse më parë e linte telefonin kudo në shtëpi dhe tani  e mban me vete gjtihmonë, mund të ketë diçka për të fshehur.

  • Krejt papritur nuk e përmend më emrin e saj

Nëse në bisedë ju shpesh përmendni miq dhe krejt papritur parteneri juaj e shmang bisedën për dikë, kjo tregon se ai nuk ndihet rehat. Ndoshta ka diçka më shumë mes tyre.

  • Ndryshon mënyrën e të argumentuarit me ju

Nëse ai flet ndryshe lidhur me mosmarrëveshjet tuaja, kjo mund të tregojë se i ka disukutuar problemet me dikë tjetër dhe tashmë reflekton mendimet e saj tek ju.

Ju ndiheni si personi i tepërt në lidhjen tuaj

Mendoni sikur jeni në një festë dhe krejt papritur shfaqet mikesha e partnerit tuaj. Nëse ai krejt papritur ju lë vetëm ose nuk ju kushton më vëmendje për tu marrë me të, kjo është një shenjë paralajmëruese.

Lexo edhe: Cilet njerez jane me te prirur te tradhtojne?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X