Keshillat e eksperteve ne lidhje me darken e familjes

0 0

E gjithë familja duhet të konsumojë bashkë darkën dhe kjo është një nga mënyrat më të mira për të forcuar lidhjen prind fëmijë. Ekspertët kanë treguar se konsumimi në mënyrë të përbashkët i këtij vakti do të ketë përfitime afatgjata edhe në lidhje me uljen e rrezikut të përdorimit të drogës, rritjen e aftësive të fëmijës në të folur, fizikun  e tij si edhe do të ndihen më pak të mërzitur.

Rregullat që të gjithë prindërit duhet të ndjekin:

  • E fikni telefonin në momentin që futeni në shtëpi. Përqëndrohuni në atë që jeni duke bërë më fëmijën pa u përzier me botën e jashtme.
  • Mos shikoni televizor gjatë ushqyerjes.
  • Bisedoni gjatë ushqyerjes. Fëmija në të kundërt do të hajë më pak dhe do të dojë të largohet nga tavolina.
  • Përdorni për fëmijën enë plastike. Kështu do të jeni të sigurt se fëmija nuk do të thyejë një prej tyre dhe për pasojë të lëndohet.
  • Fëmija duhet të ketë lugën e tij në dorë, e madje mund të ketë edhe më shumë se një. Kjo do ta ndihmojë të praktikohet për të ngrënë vetë ushqim.
  • Mos e zgjasni vaktin më tepër nga sa është e nevojshme. Sa më shumë të qëndrojë fëmija në tavolinë aq më tepër rrëmujë do të bëjë.
  • Shërbeni në porcione të vogla. Nëse dikush do sërish mund të shërbeni edhe pak. Kështu ushqimi nuk do të hidhet në mbreturina nëse tepron.
  • Mos e stresoni fëmijën nëse nuk do të hajë. Duhet të vlerësoni ushqyerjen e fëmijës në lidhje me sasinë javore që merr dhe jo atë ditore.
  • Mos e lodhni shumë fëmijën me aktivitete me qellim që ta bëni të hajë më tepër ushqim.
  • Para se të konsideroni një ushqim jo të preferuar për fëmijën duhet ta shërbeni 15 herë në mënyra të ndryshme.
  • E përfshini fëmijën gjatë blerjes së ushqimeve si edhe gjatë gatimit.

Lexo edhe: Disa ushqime qe femija mund te konsumoje gjate darkes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X